Nga Ilirjan Blloshmi
Lexova nje interviste te kryetares se F.R.P.D-së, dega Kurbin Enlelejda Rica. Nuk arrita ta kuptoj pse nje prurje e re ne politke flet me gjuhen e politikes se vjeter. Pra flet si Rama dhe Berisha. Askush nuk e vë në dyshim nevojën e të rinjve në politikë, emrat e kësaj gjenerate, që dominojnë sot grupet parlamentare të PS dhe të PD, apo edhe Asamblenë e partisë me të madhe të opozitës dhe maxhorancës, bëjnë që analistët dhe njohësit e politikës shqiptare të këmbëngulin për një vizion të ri, më shumë se sa për politikanë në moshë të re. Partitë politike në Shqipëri kanë forumet e tyre. PD Forumi i të Rinjve të Partisë Demokratike, Partia Socialiste FRESH, LSI Forumi Rinor i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Për shkak se këto forume veprojnë ngushtësisht me partitë politike respektive, është e vështirë të thuhet se cili ka qenë impakti i tyre në formulimin e politikave për të rinjtë si brenda partive, ashtu edhe në Parlament, ose në qoftë se këto forume realizojnë një proces të politikbërjës brenda tyre. Mosha e re është një argument që përdoret shpesh herë në luftën politike për të zbehur vlerat e një kundërshtari që sjell në fushëbetejë ide të reja e energji. Natyrisht, ajo përdoret si samar për mungesën e përvojës dhe nga ana tjetër, si një vlerë që mund të japë frute më pas por jo tani dhe aq më tepër jo kundër meje. Kanë kohë këta të rinjtë! Është një shprehje e përdorur shpesh nga gjenerata në gjeneratë. është folur shumë për të rinjtë por kur vjen momenti që të rinjtë të marrin drejtimin bëhet si puna e asaj shprehjes “E bëjmë prift dhe i rruajmë mjekrën. Sot politikanët e rinj janë po aq të vjetër sa dhe liderat e tyre.
Duke lexuar intervisten( nuk kam asnje gje me personin ne fjale) por menyra sesi ishte pergjigjur me beri te mendoj se. Imitim qesharak, déjà vu perverse që nuk ngjall më emocion. Pra fryma e re “politike” flet pa emocion, pa ide, pa nje te ardhme. E vetmja gje e re eshte mosha bilogjike. Dikur eksperimenti i të rinjve të FRESSH-it dështoi se ndoshta nuk u krye me vullnetin e duhur. Ndoshta të rinjtë FRESSH-it ishin shumë të parashikueshëm me fjalitë e tyre të ndërtuara si mbi struktura betoni. Ndoshta dështoi se pjesa më e madhe e energjive u harxhua duke marrë urdhëra dhe duke bërë thashetheme kundër atyre që e mendonin ndryshe. Ndoshta se të rinjtë që e provuan ishin një rreth i mbyllur dhe nuk pranuan asnjëherë asnjë këshillë që vinte nga jashtë. Ose aty brenda rrethit nuk mendohej, por priteshin urdhërat me sms. Me sa po shoh dhe FRPD-ja po shkon drejt kesaj rruge.
Tani lind pyetja nje miljon dollare
Nga presim ne vallë që të dalin lëvizjet e reja politike? Nga presim ne të vijnë në politikë forcat e reja. Mos duam që të vijnë nga pinjollët e atyre që bëjnë sot politikën në Shqipëri. Ne nuk habitemi kur në politikë janë futur gjithfarë biznesmenësh që e shohin politikën kryesisht si një mjet për të mbrojtur drejtpërsëdrejti bizneset e tyre. Ne nuk habitemi që nga politika nuk dalin sa t’u dalë fryma dhjetëra e dhjetëra sharlatanë që ndërruan teserat e partive disa herë dhe kanë zënë nga një vend në skakierën tragjikomike të politikës shqiptare. Por ne habitemi kur të rinjtë merren me politikë. Një fjalë e urtë thotë: Pemës me fruta i shtihet me gurë. Pemëve pa kokrra s’ua ka ngenë njeri. E pra, të shkon mendja tek të rinjtë që janë si një pemë frutore dhe bile me frute të pjekur e të shijshëm. Per pak Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare dhe ndonjë prej drejtuesve të partive kryesore në vend, teorikisht mund edhe të ndryshojë. Por është ende e vështirë të kuptohet nëse filozofia dhe morali politik do te jetë i ri, nëse zëvendësohet Sali Berisha apo Edi Rama.