Home KRYESORE Te rrije, apo te qendroje…individi ne PS..

Te rrije, apo te qendroje…individi ne PS..

Nga Marko Bello

Vijon te ngjalle kureshtje telenovela mbi ndryshimet statutore ne Kongresin e Partise Socialiste te 19 marsit 2016.

Gazetat po zbulojne cdo dite nga nje pjesez prej te ashtuquajturave ndryshime te dokumentit kryesor, por qe ne fakt fshehin perpjekjet qesharake te nje takimi socialistesh dhe rilindasish per te qepur me cdo kusht kostumin e ri te kryetarit.

Zallamahia qe ka peshtjelluar qetesine e drejtuesve te PS vjen prej perpelitjeve te vete kryetarit jo legjitim, i cili me kokefortesine qe e karakterizon dhe me arrogancen qe i buron ne te gjithe qelizat kerkon te perjetesoje postin e liderit absolut.

Per ta shperndare disi fajin e pafalshem te eliminimit te gares dhe zgjedhjes se kryetarit te partise, eshte menduar te mbahet nje referendum, ku anetaresise se partise t’i jepet gjoja mundesia te shprehet ne menyre demokratike.

Por pyetja qe pehlivanet ne kupolen e selise roze kane menduar t’ia parashtrojne anetareve te PS, nuk le ne fakt vend per shume dilema. Ajo ne thelb kerkon:

– A jeni dakord qe kryetari-kryeminister te mbetet ne detyre, apo te mos largohet fare nga posti ?

Per kete aresye, edhe propozimi se kryetari i partise nuk mund te rrije me shume se 3 mandate ne krye te partise u hoq, ndersa djallezisht u shtua bidati se “kryetari mund te qendroje edhe kur partia nuk vjen ne pushtet, por gjithsesi del force e pare ne rang vendi.

Ne nje situate te tille, ata qe do te vazhdojne te mbeten ne radhet e PS do te jene me siguri vetem ata qe deshirojne te “zgjedhin”, ndersa ndonje qe kerkon edhe te zgjidhet, do te detyrohet ta braktise ate anije te vjeter, pare se te fundoset perfundimisht…

Share: