Home KRYESORE Tiranë, po shpërndahen trakte nga ekstremistët islamike?

Tiranë, po shpërndahen trakte nga ekstremistët islamike?

Pas sulmeve terroriste në Bruksel në mediat shqiptarë janë rikthyer në mënyrë intensive diskutimet mbi rrezikun që i kanoset vendit tonë nga radikalët islamikë.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “Ora News”, ish-nënkryetari i Konunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ermir Gjinishi, ka thënë se, në Tiranë po shpërndahen trakte nga ekstremistët islamike ne te cilat sipas tij, shkruhet se duhen vrarë ata që nuk janë besimtarë.

Më e keqja akoma është që traktet propagandistike po shpërndahen rëndomë nëpër shtëpi të kryeqytetit, jo thjesht në vende të caktuara ku mblidhet zakonisht elementët me prirje radikale.

Nuk dihet se në çfarë përmasash është ky fenomen, por nëse është e vërtetë duhet që autoritetet shtetërore të jenë vigjilente dhe ndoshta edhe njerezit. Shqiperia eshte precedenti i pare i shtetit laik pas renies se Perandorise Otomane.

Pavaresisht kesaj qe do ishte goditja me e rende per shtetin dhe shoqerine shqiptare, Shqipëria është një prej vendeve të Ballkanit, prej nga kanë shkuar shumë xhihadistë të luftojnë për ISIS në Siri.

Share: