Home KRYESORE U heqin imunitetin, ngrejnë komisione parlamentare ku deputetet mbrohen nga avokatet!

U heqin imunitetin, ngrejnë komisione parlamentare ku deputetet mbrohen nga avokatet!

Nga Elmaz Sherifi

Pas debatesh ne vite per “mbrojtjen e deputetit”,Kuvendi i Shqiperise beri ndryshimet ne kushtetute per heqjen e imunitetit,por vazhdon ti “mbroje” me “Komisionin e Rregullores dhe Imunitetit ” ne Kuvend! A e keni konstatuar se si veprohet ne kete komision per akuzat qe ngrihen ne lidhje me konfliktin e interesave per disa deputet?

Eshte bere e modes qe mbrojtjen ne komision nuk e ben deputeti I akuzuar,por avokati i tij,ashtu si ndodh me mbrojtjen e bisnesmeneve ne gjykata! Po perse nuk shkojne vete deputetet te bejne mbrojtjen?

Po komisioni parlamentare, perse kundershton faktet qe sillen e pretendohen duke u shnderruar ne gjykate, dhe nuk ia con ceshtjen per gjykim Gjykates Kushtetuese e cila eshte institucioni I vetem per Interpretimin e kushtetutes? Pergjigjen e japin dy precedente!

Gjykata kushtetuese e deklaroi te pavlefshem mandatin e nje deputeti per konfliktin e interesit dhe ai u be perseri deputet. Rasti I dyte eshte I fresket. Gjykata kushtetuese e vlersoi antikushtetues vendimin e Kuvendit per te mos e derguar ne gjykate per te konstatuar eshte apo jo deputeti ne konflikt interesi. Qendrimi I Kuvendit eshte jo I drejte kur pretendon ta bej vete Interpretimin I cili ne sisteme diktatoriale nga e Drejta kushtetuese konsiderohet

Interpretim autentik. Ne shtetin e se Drejtes nuk ekziston ky Interpretim pasi kete kompetence e ka gjykata kushtetuese. Eshte hequr apo jo mbrojtja e deputetit?

Share: