Home KRYESORE Unioni Gjyqtareve pro listës së SHBA: Të shkarkohen.

Unioni Gjyqtareve pro listës së SHBA: Të shkarkohen.

Gjatë një interviste për Top Channel, kreu i unionit Gert Hoxha dëshmoi se mbështet deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani për nisjen e procedurave për shkarkimin e gjyqtarëve që ndodhen në këtë listë. – “Këto duhet t’u kalojnë organeve, prokurorisë apo inspektorateve që t’i shqyrtojë dhe në fund nëse rezultojnë të vërteta patjetër që masa më e përshtatshme është ajo që ka deklaruar dhe ministri. E rëndësishme është që ky informacion të depozitohet atje ku duhet”, tha Gert Hoxha, kreu i Unionit të Gjyqtarëve. Ndërsa drejtësia është në pritje të kësaj liste dhe Top Channel ka publikuar emrin e Gjin Gjonit që i është refuzuar viza Hoxha tha: “Është një gjyqtar që sipas jush ka një problem, i takon atij të japë shpjegime, të vihet përpara organeve të drejtësisë, apo vendimarrëse administrative. Dhe nëse do të rezultojë, jo vetëm Gjini, po kushdo tjetër do të përballet me pasojat që të jep ligji”.

Share: