Home KRYESORE Vezët e partive, pasuri kombëtare!

Vezët e partive, pasuri kombëtare!

Nga Luan Kurti

Basha gjatë vizitës në Kosovë i vuri pikat mbi “i”me oi. Kur deklaroi se Vetëvendosja qenkej “pasuri kombëtare”. Pastaj shtoi se edhe partitë e tjera politike janë pasuri!!! Pra njëjtë me thesarin, shufrat dhe monedhat e arit. Në fakt pjesa ë e madhe e pasurisë këtej firoi nga Krraba në drejtim të paditur. Por Zoti na i diti hallin, na kompensoi me parti. Vetëvendosja është qershia mbi tortë. Pasuri që të pëlcet në dorë, tym e zjarr.. Por Basha tha se me gjithçka tjetër qenkej dakort por jo me tymin. Sepse tymi i kujtonte qoftet tek Pazari i Ri, ku ulen sarhoshët të pijnë ndonjë gotë.. Por dy partitë kanë të njëjtën kauz për vezët, do ngrohin të njëjtat vezë opozitare, gjer të çelin zogjtë e pushtetit. Vezët e partive, janë asete kombëtare të patjetërsueshme!

Share: