Duket se edhe në Shqipëri ku ekziston mentaliteti gjërë se me protesta nuk mund të zgjidhësh gjë, një 72-vjeçar nga Kavaja nuk mendon kështu dhe ai udhëton çdo ditë nga vendi i tij i lindjes drejt Tiranës dhe proteston i vetëm para Ambasadës Italiane në Tiranë.
Madrit Maliqati nga Kavaja proteston sepse shteti italian nuk i njeh 12 vite kontibute gjatë kohës kur ai, shtetas shqiptar ka jetuar dhe punuar në Itali.
“Kush më tall, kush… njëri ndaloi tani dhe më tha ke humb mumën. Një indiferentizëm i trishtueshëm, i shëmtuar edhe qëndrimi i këtushëm”,- ka thënë Maliqati për “Ora News”.
Pavarësisht se nuk ka marrë asnjë përgjigje, ai vazhdon të protestojë i vetëm me shpresën se, kjo do shtyjë qeverinë shqiptare për të iniciuar marrëveshjet me shtetet fqinjë, për njohjen e viteve të punës.