Home KRYESORE Bandat qellojne me kallashnikov policine

Bandat qellojne me kallashnikov policine

Selia e stacionit të karabinierëve në Napoli të Italisë është sulmuar me breshëri kallashnikovi nga anëtarët e një bande vendase. Kjo ngjarje është raportuar nga mediat italiane që citojnë autoritetet lokale të rendit ku thuhet se, autorë të të shtënave kanë qenë djem të rinj.

Ne kete zone bandat e të rinjve nuk janë të sofistikuara në nivelet e grupeve mafioze, por përbëjnë rrezik për rendin dhe sigurinë, thanë autoritetet, që së fundmi kanë ndërmarrë një seri operacionesh kundër tyre.

Nje zyrtar i lartë u ka bërë edhe një apel të rinjve që të heqin dorë nga krimi. “Ulini armët. Jeta nuk është një lojë elektronike, apo një slogan në rrjetet sociale”, u shpreh ai.

Share: