Home KRYESORE ANESTEZIA SHTETARE & DINJITETI NJERËZOR

ANESTEZIA SHTETARE & DINJITETI NJERËZOR

Nga Ervis Meço*

VARFËRIA: Karvani i dy komuniteteve Egjiptian dhe Rom.

Kjo melodi rrengjedhëse si tingujt e një violine të lashtë antike dallohet nga të gjithë,degjohet nga disa dhe përjetohet nga një karvanë tepër i madh siç janë këto shtresa në nevojë.

Kjo melodi antike tashmë e ulur kembë-kryq për dekada me rradhë po përjetohet thellë në sofrat e komuniteteve të marzhinalizuara…

Melodia varfëri i gjen këto familje te braktisura nga të gjitha politikat e ketij vendi.

Dinjiteti njerëzor perbaltet dhe injorohet nga politika dhe shoqëria në masë të gjerë sikur këto target grupe njerëzish të ishin inegzistent në telajon e bashkëjetesës njerëzore.

Dinjiteti i burgosur njerëzor i dy komuniteteve të marzhinalizuara po përqeshet furishëm nga ombrella e forcës së ligjit dhe nga mospërfshirja e politikave të veçanta sociale që ju përkasin tashmë të deleguara nga Keshilli i Evropës dhe të sanksionuara qartë në të drejtat kushtetuese ne kartën e helsinkit.

Epidemia galopante e VIRUSIT RACIZËM dhe mediokriteti i madh shtetaro-shoqëror në ate që gjerësisht njihet si *lufta e më te fortit* kanë bërë që në kohë dhe në hapësirë dinjiteti njerëzor të ndahet në ngjyra lëkure, muskuj pushteti dhe në forca numerike individesh.

Forca satanike anti-njerëzore ka infektuar krijimin e ngjyrave dhe dhuntive që ZOTI ka përdorur në lindjen e modeleve në shpirtin e dinjitetit njerëzor.

Demigrimi,përbuzja dhe forca e një indiferentizmi galopanto-shoqëror ka bërë që bukuria fillestare e dinjitetit njerëzor të përbaltet,përdhoset dhe injorohet nga ky target njerëzish shumicë që sot udhëheq nën një program politiko-social anti-vleror…anti-human.

Ky moral shtypës kancerogjen proklamon sot e gjithë ditën nën dritën e diellit se janë vetë pasqyra e INTEGRIMIT se janë vetë “Virgjeria Elitare” drejt rrugës europiane…PARADOKS…!?

Ç’farë po ndodh…u ngrit një pyetje…shumë të tjerë heshtën dhe vazhdojnë të heshtin.

Vallë…kush jemi…nga vimë…dhe ku po shkojmë?

*Karnavalet e integruara* po zotërojnë dinjitetin njerëzor duke i perdorur komunitetet e marzhinalizuara si lendë plasteline për tu pasuruar dhe argëtuar duke ju dhënë formë dashakeqëse nga dora e përgjakur e tyre e cila ka vetëm një MISION: PASURI DHE PUSHTET.

P.E.I.SH i bën thirrje:

Medias vizive dhe asaj të shkruar…

Pushtetit lokal…

Pushtetit qëndror…

Organizmave ndërkombetar…

Avokatit te popullit…

Shoqerise civile…

Reagoni në zbatimin e ligjit si aktor spiral dhe le t’i japim zgjidhje emergjente reale per strehimin e familjeve Rome te lagjes Shkozë dhe Selitë pranë banesave sociale qe jane ngritur si projekt posaçërisht për këtë target grup njerëzish.

Këto banesa jane ndërtuar shumë kohë më parë por që për efekt të ngricës së MADHE të arbitrazhit shtetar dhe grupeve klienteliste shoqërore këto shtëpi të ndërtuara po qëndrojnë ende jashtë funksionit përballë familjeve Rome njëlloj siç qëndron një ushqim tepër i shijshëm perpara syve të agjëruesit muajin e Ramazanit.

Ky vend ASPIRANT drejt BE-së nuk fillon me ndërgjegjësimin e të burgosurëve ROM për pak LIRI dhe pak JETË të vërtetë.

Demokracia e rruges së integrimit po mbahet ende peng nga një klasë njerëzish “ANESTEZISTËSH” të cilët vazhdojnë të përdorin ‘SHIRINGËN E PUSHTETIT” duke eksperimentuar pafund në palcën e dinjitetit njerëzor.

TURP…TURP…MEKAT…KRIM…VEPËR PENALE.

Le të ulemi tani bashkarisht për pak momente reflektimi…

Le të ngrihemi më tej të hedhim hapat e veprimit…

Zoti e bekoftë Shqipërine dhe bashkëjetesën mes te gjitha komuniteteve.

*Autori eshte Sekretari i Përgjithshëm i Partisë për Europianizim dhe Integrim

Share: