Home KRYESORE Aplikacioni Tirana Ime përballë marketingut bashkiak!

Aplikacioni Tirana Ime përballë marketingut bashkiak!

Nga Marjon Gorica

Jam detyruar si cdo qytetar i Tiranës për të shprehur pakënaqësite e mia apo problematikat që na hasen, si në infrastrukturë ashtu dhe në aspekte të tjera në komunitet dhe doja të reagoja nëpërmjet aplikacionit i cili u “shit” shumë mediatikisht në lidhje me punën ë bashkisë së Tiranës.

Mbase kryetari ëndërron ende për një Shqipëri dixhitale por harrojnë të “dixhitalizohen” vetë. Një problem që më shqetëson mua si qytetar është zënia e hapsirave publike nga bizneset , i cili shfrytëzohet pa drejtësisht për parkimin e automjeteve.

Nuk e di cfarë ndodhë apo si ndodhë ,por kam bërë një denoncim dixhital për të njëjtën situatë dy herë dhe si përgjigje skam marr asgjë konkrete! Thjesht do verifikohet dhe do punohet për ankesën, ka qene përgjigja!

Por kur dhe sa do të zgjasë kjo? Kam bashkngjitur dhe një numër të duhur fotosh ku situata duket mjaftë qartë, por nuk kam parë sikurse dhe një punojës të bashkisë të marrin një veprim, sikurse dhe të vije ndonjeri në vendin ku është bërë ankesa.

Pra sic duket nga eksperienca ime, ky aplikacion zhvillohet vetëm për fushatë marketingu ,për të postuar në rrjete sociale ato ankime që u interesojnë për të bërë pak show, ashtu si kryetarit të bashkisë dhe stafit të tij.

Sic shihet qartë show i pëlqen së tepërmi ,saqë për të bllokojnë dhe sjellin një kaos në Tiranë ,në shumë aktivitete të ndryshme të cilat mund të evidentohen në mënyra të ndryshme.

Z.Kryetar, kryetar dixhital, nuk e di sa është fondi për këtë projekt dixhitalizimi ,por e marr me mend që është relativisht i lartë; nuk e di sa punojnë apo keni punësuar për këtë gjë, por di qe cdo gjë paguhet me fondet që ju vijnë prej nesh, taksave tona dhe pikërishtëme ato taksa që po na merrni me yrysh te madh.

Ju lutem “Mjaft” bëtë show, tregoni vepra, nuk janë pemët që shkulni nga një zonë e mbillni në një tjetër arritje. Arritje është veprimi për të zgjidhur cdo problem te qytetarëve.

Kam bërë raportimin e parë tek aplikacioni juaj online më datë : 22-03-2016 dhe pas tre ditësh kam marr thjesht një përgjigje pa kontekst ne online. Asnjë veprim konkret në terren dhe kjo vihet re nga raportimi i dytë i bërë më datë 30-03-2016 ora 09:26.

Sërisht dhe pse disa ditë më vonë aktualisht asnjë veprim. Më fal ,por prandaj janë online që cdo veprim apo shkelje të merret në konsiderate në kohë reale. Për pak orë shënon data 04-04-2016 .

Uroj që një ditë dhe problemet e komunitetit tim të zgjidhen dhe uroj mos të jetë vonë, sepse kështu duket se mund te ketë afera korruptive që përfitojnë nënpunësit tuaj nga bizneset!

Share: