Home KRYESORE BE po i bën presion SHBA-ve dhe Kanadasë me vënie vizash.

BE po i bën presion SHBA-ve dhe Kanadasë me vënie vizash.

Bashkimi Europian po i bën presion SHBA-ve dhe Kanadasë me vënie vizash. Ky presion vjen pasi Uashingtoni dhe Otava kërkojnë ende viza për qytetarët bullgarë, rumunë, qipriotë, kroatë dhe polakë për të vizituar Amerikën dhe Kanadanë.

Duket se në takimin e ardhshëm të Këshillit të Komisionerëve, i parashikuar për t’u zhvilluar të martën në Strasburg, pritet që Komisioni Evropian të diskutojë mungesën e reciprocitetit për regjimin e liberalizimit të vizave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja ndaj pesë vendeve evropiane.

Pritet gjithashtu që si kundërmasë, Bashkimi Evropian të ushtrojë presion ndaj Uashingtonit dhe Otavës duke kërkuar vizë hyrjeje për në union për qytetarët amerikanë dhe kanadezë.

Kjo çështje, e ngritur nga gazeta amerikane “New York Times”, u konfirmua nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva, e cila saktësoi se më 12 prill skadon afati njëvjeçar i parashikuar për hyrjen në fuqi të direktivës evropiane për reciprocitetin e vizave, sipas së cilës nuk mund të ketë dallim në trajtimin e qytetarëve të BE-së për udhëtimet e tyre pa viza drejt SHBA-ve dhe Kanadasë.

Share: