Nga Besnik Aliaj
Eh c’me kenaq ky tipi mua :)))
Ky kujton se ne jemi indianet e amerikes ne mesjete … na pasqyra, nëm flori …
Pa le qe permend litarin ne shtepine e te mbyturit. Po helbete s’ka kend qe t’i kujtoje shpronesimet e dhunshme te Enverit ne emer te planit dhe gjoja te mires publike …
Na paraqet edhe transferimin e drejtes se pronesise dhe zhvillimit si risi, pa le? Ne nje vend qe e ka me ligj kete instrument, por se zbaton dot pikerisht se ketu nuk ekziston e drejta e prones dhe zhvillimit sepse ajo eshte ne dore te horrave te politikes dhe te betonit qe tani duan te imponojne me ligj betonimin e llokmes se fundit te qytetit!
Pa le flet per kopesht vertikal ne nje Tirane organike, nderkohe qe ne Milano vetem mirembajtja e ketij gjelberimi “risi” kushton 25 mije euro tarife ne vit per apartment … e me nje kohe kur njerezit ketu nuk kane buke te hane!
… Jashte urgjent nga Tirana se e dime vete ne ku na pikon catia! Nuk te dhimset Tirana ty me shume se ne qe jetojme ketu! Shko shiti keto ne qytetin tend!