Home KRYESORE Çfarë i vodhën piktorit…

Çfarë i vodhën piktorit…

Nga Armir Shkurti
Sot kam takuar një piktor shumë të mirë, në një nga rrugët kryesore të Tiranës.
Rrinte ulur në një tub të prerë. Ndoshta ish shtyllë dritash. Bashkë me një mik tjetër shkuam për kafe…Pikturat i la të rreshtuara aty. I hodha një herë një sy, se kush po i ruante, por s’pashë askënd.
Pashë vjedhurazi edhe piktorin, por ai as që dukej fare i shqetësuar. Nesje, nuk qe puna ime. I zoti e di vet ku i pikon çatia.
Aty ku u ulëm pikturat nuk dukeshin fare. Ne ishim nja 50 metra larg dhe të futur brenda lokalit. Në bisedë e sipër ra llafi tek punimet e tij. Më tregoi disa shumë shumë të bukura e më tha se kishte qenë edhe në SHBA e Greqi.
OParitur e pyes:
– Kë ke lënë aty të ti ruajë?
– Askënd! – më tha qetësisht
– Si aksënd? Nuk ke frikë se ti vjedhin? – e pyes unë
– E kush vjedh piktura këtu! – më tha me një lloj trishtimi.
– Nuk të kanë vjedhur kurrë? – i thashë.
– Po, më kanë vjedhur dy herë stolin. Prandaj rri ulur te shtylla e prerë – u përgjigj
Share: