Home KRYESORE Droga me e keqe: Duhani – DROGA e lejuar!!!

Droga me e keqe: Duhani – DROGA e lejuar!!!

Nga Monika Spahivogli

Duhani, duhet te ndalohet me ligj!!!

Une teksa fik cigaren ne nje pakete te vjeter lexoj: Duhani VRET!!!

-Uhhh…..u bëra per cigare (them me vete teksa me kujtohet im ate, gjyshja, halla, xhaja dhe, se fundmi djali i hallës qe ikën para kohe)

Prape une: Teksa marr cigaren e dyte, menjehere pasi kam fikur te paren lexoj: Pirja e duhanit ju dëmton ju dhe te TJERËT!!

Dal me vrap ne ballkon sepse, sigurisht qe nuk dua t’i demtoj “te tjeret”….

Teksa e thith cigaren me eks dhe bëhem gati te ndez te treten, kuptoj qe po e pi ne ballkonin e dhomës se djalit, vajzës dhe…kujtohem qe, po i dëmtoj edhe thjesht me influencën pasive/vizive….

Trishtohem dhe ndez cigaren e trete (justifikimi i duhanpirësve: cigarja pihet ne hall te madh, ne gëzim te madh dhe mbas/ gjate çasteve speciale me te dashurin…)

Kujtohem ashtu neper tym se, pasi luftova gjithë jetën t’ia hiqja babit, e nisa vete ne një moshe absurde (37 vjec).

Ka vetëm një zgjidhje per çdo lloj droge: Mos e provoni / vazhdoni / shijoni….Jeta është krejt me e bukur dhe e gjate pa to!!

Share: