Nga GFI Technologies
Prill 2016 monitorimin e hidrokarbureve, është gjendur ditët e fundit nën një sulm mediatik të papreçedent, të pakuptimtë dhe dashakeqës. Të befasuar dhe të shokuar nga moria e raportimeve të pavërteta, opinioneve joprofesionale dhe insinuatave të paqena, detyrohemi të sqarojmë opinionin publik shqiptar përsa vijon:
Projekti kombëtar i markimit dhe monitorimit të karburanteve nuk ka filluar befasisht në vitin 2013 siç aludohet në mënyrë dashakeqe.
Aludimi në media se shoqëria GFI Technologies ka fituar të drejtën e konçesionit të markimit të karburanteve në Shqipëri menjëherë pas themelimit në Maj 2013 është tërësisht i pavërtetë. Konçesioni i markimit në Shqipëri nuk ka asnjë lidhje me shoqërinë GFI Technologies.
Propozimi për të ndërtuar një projekt markimi të karburanteve i është parashtruar Qeverisë së Shqipërisë që në vitin 2010. Në vitin 2011 zbatimi i një projekti të tillë kombëtar është miratuar nga qeveria dhe është hedhur baza ligjore për shpalljen e një procedure konkurruese.
Kjo procedurë është zhvilluar në vijim në vitin 2012, kurse kontrata konçesionare është nënshkruar në Shkurt 2013 pas muajsh të tërë negociimi. Në mënyrë ndoshta unike në procedurat konkurruese të organizuara nga entet publike shqiptare, procesi i tenderimit është shoqëruar edhe me testim fizik të kapaciteteve teknologjike.
GFI Albania shpk është një shoqëri e të drejtës shqiptare e themeluar në Prill 2013 në përmbushje të detyrimit që rrjedh nga kontrata e konçesionit. Zbatimi i projektit në terren ka filluar në Shtator të vitit 2013. Puna jonë ka dëmtuar interesat e paligjshme të shumë abuzuesve dhe kontrabandistëve të sektorit të karburanteve, të cilët fatkeqësisht në mënyrë të vazhdueshme kanë lobuar në shumë forma, përfshirë fushatat mediatike, kundër zbatimit të projektit, të ndihmuar edhe nga disa të ashtuquajtur gazetarë apo opinionistë.
Çuditërisht, shumë media të cilat këto ditë nuk kanë ngurruar të hedhin baltë dhe të dizinformojnë opinionin publik, nuk kanë marrë mundimin asnjëherë të kërkojnë informacione mbi impaktin pozitiv të konçesionit të markimit në Shqipëri. Volumet e karburanteve të deklaruara janë rritur ndjeshëm në vitin 2015, megjithëse konsumi i disa industrive të mëdha si ndërtimi apo transporti është ulur. Përmes punës së GFI Albania, buxheti i shtetit gjatë vitit të fundit i ka rritur të ardhurat me 60 milion USD shtesë.
Është e qartë se këto para janë zhvendosur nga xhepat e abuzuesve drejt buxhetit të shtetit. Shpifjet në lidhje me shifrat dhe të dhënat financiare të punës së GFI Albania nuk janë një fenomen i ri. Që në vitin 2013, kur Shoqata e tregtarëve të karburanteve kërkoi pavlefshmërinë e kontratës konçesionare në Gjykatën Kushtetuese, është raportuar në media se si rezultat i projektit çmimi i karburanteve do të rritej me 20 lekë për litër (!) kur në fakt tarifa e shërbimit është 0.6 lekë për litër. Që në fillim janë përmendur shifra të tilla si 150 milion Euro fitime, apo deri edhe 300 milion Euro, kur në fakt xhiroja totale gjatë tre viteve të fundit 2013-2015 është rreth 6 milion Euro.
Mediat kanë aluduar madje se GFI Albania ka kryer transferta të dyshimta në shifra 400 dhe 500 mijë Euro. Theksojmë me forcë se kjo është një shpifje tërësisht abuzive.