Pacolli ka deklaruar një pasur prej 340 milionë eurosh, përfshirë edhe aeroplan privat në vlerë 18 milionë euro. Vetëm hotel Ilirinë e ka vlerësuar mbi 40 milionë euro, transmeton Botapress.
Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe njëherit zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli është politikani më i pasur në Kosovë e padyshim njëri nga më të pasurit në Ballkan. Ai ka deklaruar një pasur prej 340 milionë eurosh, përfshirë edhe aeroplan privat në vlerë 18 milionë euro.
Pasurinë e tij Pacolli e ka bërë transparente në Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit . Agjencia kundër Korrupsioni dëshiron të hedh dritë mbi pasuritë e të gjithë zyrtarëve kosovarë.
Në bazë të këtyre raporteve, Pacolli në deklarimin e fundit të pasurisë ka deklaruar miliona para në aksione por edhe para të gatshme. Shuma totale e pasurisë së tij kap shifrën e 340 milionë eurove ndërsa ndër to 140 milionë euro janë deklaruar nga aksione anonime.
Shtëpia jashtë vendit në vlerë prej 20 milionë euro, hotel Iliria 42 milionë euro si dhe aksionet në Grand Hotel. Po ashtu ai ka thënë se vetëm shtëpia e tij në Hajvali ka vlerë mbi 18 milionë euro, aq sa ka vlerë edhe aeroplani i tij privat. Pasuria më e madhe e tij është Mabetex, ndërsa shumicën e aksioneve thotë i ka jashtë vendit./Bota Press