Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Emisioni dokumentari i TV Klan Kosova me rastin e 25 vjetorit te demonstratave te Prishtines ne vitin 1981 ka ngjallur interesim shume te madh ne opinionin publik, akademik, diplomatik. Rrjetet sociale kane bere pyetje e komente nga me te ndryshmet.
Ne pergjigje te pyetjeve ne adresen time po jap pergjigjet si me poshte, te bazuara ne dokumentat themelore te Arkives se KQ te PPSH, Arkives se MPJ dhe burimeve te tjera nga jashte.
1.Enver Hoxha e konsideronte Jugosllavine si rrezikun me te madh per Shqiperine. Kjo rrezikshmeri lidhej edhe ekzistencen e faktorit shqiptar ne Kosove dhe vise te tjera ne Jugosllavi.
2.Politika e jashtme e Enver Hoxhes gjate tere kohes se sundimit te tij ka respektuar rigorozisht sovranitetin, integritetin territorial dhe mosnderhyrjen ne punet e brendshme te Jugosllavise. Regjimi i Hoxhes ishte luajal me te drejten nderkombetare publike.
3.Politika e jashtme e Enver Hoxhes nuk ishte ne asnje periudhe te saj rreth 45 vjecare per krijimin e Shqiperise etnike. Madje teza e Shqiperise etnike eshte konsideruar e rrezikshme dhe per rrjedhoje e denueshme.
4.Politika e jashtme e Enver Hoxhes nuk ka qene asnjehere per krijimin e Shtetit te Pavarur dhe Sovran te Kosoves. Ky opsion kondiderohej si shkelje e parimeve te OKB per mos cenimin e sovranitetit te shtetit, ne rastin konkret te Federates Jugosllave.
5. Politika e jashtme e Enver Hoxhes, vetem mbas vdekjes se Josip Broz Titos si dhe demonstratave te studenteve e profesoreve te Prishtines ne vitin 1981 avancoi per here te pare deri ne opsionin maksimal “Kosova Republike”, por brenda kufijve politik te Jugosllavise.