Kristian Demokratët në Pukë: Po ridimensionojmë qëndrimin politik! Dje në qytetin e Pukës, drejtues të Partisë Kristian Demokrate zhvilluan një takim të zgjeruar me drejtues të njesive vendore të kristiandemokratëve në bashkitë e Pukës dhe të Fushë-Arrëzit.
Takimi që u zhvillua në ambjentet e Bibliotekës së qytetit ishte prologu i përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në takim morën pjesë Kryetari i Partisë Kristian Demokratike zoti Dhimitër Muslia, deputetja e zonës zonja Mirela Ferracaku si edhe nënkryetari i sapozgjedhur zoti Gjergj Zefi.
Takimin e hapi Kryetari i degës së PKD-së në bashkinë e Pukës zoti Tonin Bala, i cili evidentoi shqetësimet lokale të kristiandemokratëve, të cilët ishin një faktor i rëndësishëm në fitoren e mazhorancës në zgjedhjet e 2013-ës.
Në takim, Kryetari Muslia falenderoi pjesëmarrësit për qëndrueshmëri si edhe për rezultatet e arritura në zgjedhjet lokale. Kryetari u dakortësua me shqetësimet e pjesëmarrësve lidhur me ngecjen e reformave në vend.
Nga ana e saj deputetja e zones, zonja Mirela Ferracaku garantoi kristiandemokratët se do të jetë më pranë tyre dhe do të angazhohet përsonalisht në zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë zonën. Në takim, Kryetari i degës së PKD-së për Fushë-Arrëzin, zoti Fran Curri evidentoi problemet e papunësisë në bashkinë e vogël të veriut si dhe standartet dyfishe që po përdor pushteti në punësimin në administrate.
Korrupsioni- tha ai- vazhdon të jetë i ngritur në system. Takimin e mbylli nënkryetari i Kristian Demokratëve, zoti Gjergj Zefi, i cili evidentoi se kristiandemokratët po ridimensionojnë qëndrimin e tyre politik.
“Ne nuk mundet të jemi zgjatim i pazareve politike, në dëm të interesave publike të shqiptarëve dhe nuk votojmë asnjë ligj pa miratuar reformën në Drejtësi”