Home KRYESORE Lufte Panama papers apo Dyshek papers?

Lufte Panama papers apo Dyshek papers?

Nga Ylli Dylgjeri

Grekët po mbajnë në këmbë një ligj lufte. E mbajnë me vite.Thuhet se ky ligj mban peng pronat e çamëve. Prona e tyre janë në Greqi.Janë mbledhur në gur, në mure, në drurë.

Po në Panama?

Në Panama është mbledhur cash-i ! Po na fsheh lekët ky vend ? E si të mos mjaftojë mfshehja e lekut, po na nxjerrin edhe bojën! Më sakte po na mbajnë taksat tona? Klientet po shmangin tatimin! Po pastrojne paratë!

8 % e pasurise botërore është përtej detit! Po maskojnë origjinën. E plot të zeza që si dimë ende. Po ne sa kemi fshehur? Nuk e dimë. Ndaj duhet lëvizur. Jemi bash në kohë. Sapo kemi filluar fazën e dytë të luftës kunder informalitetit dhe falsifikatoreve. Personelin e kemi të trajnuar, me shkolle dite e nate. Askush s’mund ti gëzojë taksat tona! Akuzohet Ismail Mulleti! Po zotit Mulleti e “disiplinoi” për herë të parë këtë vend me kasa fiskale? Apo na disiplinoi Ne, e mshehu paratë e veta? Atëhere, Investigim! S’del pa luftë…paraja!

Ti veshim ushtar e ti hedhim ne front tatimoret!

Ta fillojmë këtë lufte. Boll pritem. Të tregojmë se kemi integritet e jo vetem parti integrimi! Ti nisim Noten Verbale Panamasë: Luftë! Atdheu na therret!

A kemi njerez? Keto që kemi mbetur. Ministrat jane të gjithë ketu, ne këmbë. E hane barutin me dhëmbë! Edhe Ai i financave nuk fluturon si me parë. Atdheu është i tëri ketu. Po ku është Atdheu?

Atdheu është te dysheku, te rruga, te shtepija dublex, te lagja, te pallati, te makina, te karburanti me ngjyre e pa ngjyrë, te çarte-ri, te fshati Turistik, te Resorti, etj, etj.

Meqe ra fjala, ça duhet kjo lufte ne Panama? Per mfeshje lekesh-pra! Trapllek!

Ky popull i ka mbajt leket gjithë jeten nën dyshek.

Skandali këtu quhet Dyshek papers! Nën dyshek skemi hyrë akoma.

Share: