Home KRYESORE M’fal Faik ?!

M’fal Faik ?!

Nga Ba/Ma Phil Blerta Haxhiaj

M’fal Faik, por më duket se kishe të drejtë, sepse gjithmonë ke shikuar me një Sy, që është  përtej hundës, kuptohet jo hundës tënde por atyre të të tjerëvë. Impakti që iniciove ishtë i tmerrshëm për kohën tënde, mirëpo ky impakt është akoma tronditës për kohën tonë sepse maksimat dhe premisat e tua janë praktike dhe historike. Duke u munduar që të rafinosh kulturën Shqiptare por pa humbur vlerat tradicionale duke u munduar të luftosh për një të ardhme sa më të mire.

M’fal Faik ama ke harruar se sa këmbëngulës jemi si popull për popullin mbi vlerat pozitive, ju si magjistër i artit dhe letërsise, shkrimtar dhe aktivist kombëtar rrjedhni nga një familie më origjinë të lartë, si bir i derës së Bejlerëve të Konicës nuk mungonte dhe një edukim dhe arsimim i denjë për serën tuaj, si një enciklopedi apo i cilësuar nga Miqtë e tij ‘bibloteka lëvizëse’ ke qënë dhe je një pasuri kombëtare e popullit tonë.

Kultura dhe rritja e saj është shumë e rendësishme si Identitet dhe përfaqësim sepse çfarë do të kultivojme do të korrim në fund për të ruajtur farën për ri-kultivim dhe aktiviteti më dinamik (M’fal Faik) e ke zhvilluar diku gjetkë – në dobi të atdheut.

Si shkrimtar gjenial, prozator estetist, publicist perkthyes dhe më e rëndësishmja një Poet ai pasuroi me veprat e tij dhe lartësoi fjalën shqipe dhe mendimin Shqiptar si një Panglos që gjithmonë duhet kujtuar dhe kushtuar vëmëndjen e duhur që i takon, nje mjeshtër i letres dhe diplomacisë është në historinë e popullit shqiptarë më vlera ideo-artistike.

Faik Konica, është prozator, shkroi edhe poezi, duke u bërë jehonë ideve atdhetare dhe kryengritjeve të popullit shqiptar në prag të Pavarësisë, me tone luftarake dhe patos atdhetar dhe jemi shtet i pavarur nje – shekullor;  – linguistika e Konicës e moderuar më aq mjështëri me një gjuhë të bukur duke treguar gjëndjen shpirtërorë të një intelektuali, duke shpalosur ndjenjën e hollë dhe detaje të goditura gjithmonë mbesin si shembuj, pse jo për brezat e reja që tashme gjendja e tyre shpirterore vuajnë nga stresi i padobishëm dhe i pakuptimte sepse vuajnë nga mungesa e se keqës.

Sepse të rinjt tanë kanë të mira materiale por janë përtacë të tmerrshëm – Konica nxjerr ne pah individualitetin dhe origjinen e popullit shqiptarë në kuadrin ballkanik dhe Europian. Drejt EU apo drejtë AU – atje ka rregulla dhe duhet respektuar.

Share: