Home KRYESORE Nisma Galdini – Guri con ne Prokurori Erion Veliajn

Nisma Galdini – Guri con ne Prokurori Erion Veliajn

Dy aktivistet e njohur Sazan Guri dhe Arian Galdini pasi i kane shkruar kete jave nje leter Ambasadorit Amerikan Onald Lu, diten e sotme kane shkuar ne Prokurorine e Tiranes ku kane paditur Kryetarin e Bashkise se Tiranes Erion Veliaj per ndertimin e Kendit tek Parku i Liqenit. Galdini che Guri kane kontaktuar me autoritetet e Prokurorise se Tiranes duke u kerkuar qe te pershpejtojne veprimet hetimore lidhur me shkeljet e renda ligjore qe ka bere Kryetari i Bashkise se Tiranes Erion Veliaj me nderhyrjen betonizuese dhe ndertimin tek Parku i Liqenit.

Galdini dhe Guri deklaruan per mediat pas daljes nga Prokuroria se ne Tirane sot po ndodh nje rezistence e gjere qytetare kunder betonizimit te Parkut te Liqenit. Kemi nje aktivizem te admirueshem civil nga djem e vajza te reja, intelektuale te cilet jane stacionuar duke protestuar cdo dite tek vendi ku Bashkia po kryen veprimet e paligjshme me ndertimin tek Parku i Liqenit. Kemi aktivizem e proteste politike nga Opozita. Kemi artiste e njerez te njohur te ketij qyteti qe po e shprehin kundershtine e tyre kunder betonizimit te Parkut me mesazhe te qarta publike. Tanime kerkohet qe Prokuroria te ndermare te plote rolin e saj. Prokuroria duhet te pershpejtoje veprimet hetimore per ti dhene pergjigje drejtesia arrogances dhe paligjshmerise se Kryebashkiakut Veliaj. Prokuroria dhe Drejtesia duhet te behen arbitrat e ketij konflikti te madh social e politik qe ka hapur Bashkia kunder qytetareve te saj.

Galdini dhe Guri thane se eshte me mire te cojme e dorezojme Erion Veliajn ne duart e Drejtesise sesa te dorezojme Parkun e Liqenit tek betonizimi i Oligarkise.

Gjithashtu, sikurse edhe ne letren e tyre derguar Ambasadorit Amerikan Donald Lu, Galdini dhe Guri riperseriten sot perpara Prokurorise se Tiranes se ata kane dyshime serioze se ceshtja e Parkut te Liqenit po perdoret nga Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Veliaj si nje Projekt Pilot per te bere prapakthim ne te drejtat demokratike dhe te lirise duke synuar te shuajne e asgjesojne cdo rezistence, aktivizem qytetar, kundershti, opozitarizem apo kriticizem a mendim ndryshe.

Ndaj edhe eshte domosdoshmeri qe rezistenca qytetare te behet e forte dhe e pakursyer per ti bere balle dhe per ta ndaluar kete Projekt pilot qe synin te vrase lirine dhe demokracine ne vend njelloj sikurse pi mbyt me beton Parkun e Liqenit.

Share: