Pas kaq shume javesh Protesta dhe Rezistence qytetare kunder ndertimit betonizues tek Parku i Liqenit, sot Nisma Galdini – Guri e tranformuar ne nje Asamble Qytetare, ka dale ne Proteste kunder ndertimit te Kulles shumekateshe qe ka nisur te ndertohet perballe Filologjikut ne hyrje te Parkut te Liqenit.
Asamblea Qytetare e konsideroi kete Proteste si nje venie te gishtit ne plage, ngase pikerisht kjo Kulle eshte vetem fillimi i nje serie Kullash nga Filologjiku deri tek Garda e Republikes, te cilat jane arsyeja dhe motivi pse Bashkia e Tiranes po e betonizon Parkun e Liqenit, duke u sherbyer ketyre Kullave me ndertimin e Kendit te Lojerave.
Sazan Guri, Arian Galdini, Andrea Stefani, Lavdosh Feruni, Basir Collaku dhe shume emra te njohur te aktivizmit civil e publik, folen ne emer te Asamblese Qytetare duke denoncuar planin maskarator te Kullezimit dhe betonizimit te Parkut te Liqenit.
Asamblea Qytetare u shpreh kategorikisht kunder ndertimit te Kulles perballe Filologjikut sikurse edhe denoncoi te gjitha shkeljet ligjore qe jane bere me miratimin e lejes per kete Kulle nga KKT dhe Kryeministri Edi Rama.
Kendi i Lojerave pervecse po ndertohet ne kushte te plota paligjshmerie nga Bashkia e Tiranes, ka edhe nje imoralitet ne prapaskenen e tij, sepse fsheh e fshihet pas ketyre Kullave shumekateshe.
Asamblea Qytetare kerkoi pezullimin e menjehershem te punimeve betonizuese dhe kullezuese tek Parku i Liqenit. Ne rast shurdherie dhe arrogance qeveritare dhe bashkiake, atehere Asamblea Qytetare paralajmeron rezistence te forte qytetare dhe ligjore kunder kullave dhe betonit te Bashkise.