Home KRYESORE Nje ankete, nje parashikim dhe dy raporte…

Nje ankete, nje parashikim dhe dy raporte…

Nga Klodian Tomorri

1-Bizneset gjermane thane sot se Shqiperia eshte vendi me i korruptuar ne Europen Juglindore dhe se klima e te berit biznes eshte perkeqesuar. Sipas nje ankete te Dhomes Gjermane, Shqiperia eshte vendi i fundit ne rajon ku bizneset gjermane do te investonin serish kapitalet e tyre.

(Ndryshe nga dhomate tjera keta te Dhomes Gjermane jane me te vertete biznese gjermane)

2-Fondi Monetar Nderkombetar perkeqesoi pritshmerite per prespektiven afatgjate te ekonomise shqiptare duke rishikuar per poshte vleresimin e rritjes ekonomike ne te gjithe horizontin 5 vjecar.

Sipas FMN, reformat e Rilindjes nuk mund ta cojne rritjen ekonomike mbi 4 per qind. (Behet fjale per 2020-en)

3-Nje sere indikatoresh te zhvillimit human te vendit, qe varen drejtepersedrejti nga zhvillimi ekonomik, jane duke u perkeqesuar me shpejtesi. Nese ekonomia vazhdon me kete trend shume shpejt ne do filloje te na ulet jetegjatesia mesatare. (Ky nuk eshte ekzagjerim)

4-Por pavaresisht kesaj une jam teper optimist se ne raportin e radhes Doing Business dhe ate te Transparency International pozicioni i Shqiperise do te permiresohet ndjeshem.

(Pastaj te vije te investoje Transparency ne Shqiperi)

Share: