Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka folur mbrëmjen e sotme për referendumin brenda partisë, në të cilin socialistët vendosën me 94.9 % që kryetarit aktual t’i rinovohej mandati.
Ai tha se Ben Blushi nuk do të largohet nga Partia Socialiste dhe se ka një rol kyç brenda PS-së. Madje, Majko tha se ‘problemi më i madh i Blushit është se nuk ngroh karrigen’.
Majko i dha të drejtë Blushit për shkeljen e statutit, edhe pse në referendum votoi që Rama të mbetej kryetar i PS-së.
Si e lexuat rezultatin 95% të referendumit?
I thellë shumë është. I mirëkuptoj ata që nga jashtë kanë bërë ironi, por unë nga brenda e shikoj si një proçes demokratik. Ne mbetemi ndër partitë që e ushtrojnë këtë ushtrim demokratik.
Sipas Blushit është vëzhguar vetëm vitrina, Tirana ndërsa në rrethe ka pasur probleme? Si ju duket procesi?
Proces pa probleme vështir se gjen në Shqipëri. Mund të të flas për njësinë 5, ne jemi jashtëzakonisht korrekt.
Keni informacione për procesin në rrethe?
Nuk kam shumë, pas asaj që ndodhi në kongres nuk pritej një rezultat i ndryshëm. Pritej që të kishte një ushtrim demokratik.
Si shpjegohet që demokracinë e kuptoni me 95%?
Është votim brenda një familje, nuk ka ballafaqim. Edhe pala që ishte shprehur në kongres kundër një fryme nuk bëri ndonjë fushatë. Nuk e shoh PS si kulmin e një partie perëndimore edhe ne kemi probleme…Ne mund të kemi probleme të natyrave nga më të veçantat por ne fletë votimi me numër nuk bëjmë. kam parasysh zgjedhjet e fundit..
Jeni pro apo kundër hapjes së kutive të referendumit, pasi Blushi akuzon se procesi u trukua?
Kjo temë me të mirat dhe të këqijat e veta është mbyllur
A ka Blushi të drejtë?
Blushi kishte të drejtë statutore tashëm është një histori që përsëritet në një kontekst tjetër…
Sipas Blushit procesi është trukuar…
Dhe pastaj…
Të gjithëve na habit rezultati 95%?…Pse nuk hapen kutitë?
Si sport mund edhe ta diskutojmë…
Jo si sport…
Kolegu im i tha se ka një komision zgjedhor, atje duhet të ankohet. As hapja as diskutimi nuk më krijon ndonjë ndjesi politike.