Home KRYESORE Popujt pa memorie historike nuk kane te ardhme

Popujt pa memorie historike nuk kane te ardhme

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Si sot shtatembedhjet vjet me pare, me 7 prill 1939, Shqiperia u sulmua nga fashizmi italian. Ishte nder vendet e para viktime e Aksit Nazi-Fashist Rome-Berlin-Tokio.

Fashistet italiane u priten me rezistence popullore. Patriotet e medhenj Mujo Ulqinaku, Abaz Kupi dhe mijra te tjere, ndonese te braktisur nga regjimi shqiptar i kohes, rezistuan me arme ne dore kunder sulmit fashist.

Brenda pak javesh rezistenca popullore u ngrit nga guerillasit, te cetat patriotike e deri ne organizimin kombetar anti-fashist ushtarak ne shkalle vendi.

Pak kohe mbas shperthimit te Luftes se Dyte Boterore, Shqiperia u rendit ne Aleancen Antifashiste Boterore, ne krah te ShBA, BRSS dhe Britanise se Madhe.

Ne Luften e Dyte Boterore, Shqiperia ishte nga vendet dhe popujt me humbjet me te medha njerezore dhe materiale. Por ato humbje sollen lirine, rikthyen pavaresine dhe dinjitetin e nje populli te vogel, te vjeter, trim dhe te paepur.

Prinderit tane luftuan dhe sakrifikuan shume ne Luften e Dyte Boterore. Vepra e tyre mbetet nje faqe e ndritur e patriorizmit sublim per Atdheun.

Ja perse shqiptaret lypet te kujtojne gjithnje 7 prillin 1939. Memoria eshte menyra e mbajtjes gjalle te kombeve e popujve. Memoria historike na jep mesime qe te mos perseritim te njejtat gabime. Memoria u percjell brezave pervojat e paraardhesve te tyre. Memoria eshte e kaluara qe rron.

Eshte provuar se popujt pa memorie nuk kane te ardhme. Ky postulat eshte i rendesishem sidomos per brezat e rinj te kohes sone dhe te atyre qe do vijne ne te ardhmen.

Share: