Home KRYESORE Presidenti i jep “Nderi i Kombit” shkrimtarit Zija Çela

Presidenti i jep “Nderi i Kombit” shkrimtarit Zija Çela

Presidenti i Republikes z. Bujar Nishani dje për figurën e tij të shquar si përfaqësues i denjë dhe i veçantë i letrave bashkëkohore shqipe, si dhe të kontributit të spikatur e të rrallë si eseist dhe publicist, shkrimtari Zija Çela, e dekoroi me titullin “Nderi i Kombit”. Në ceremoninë e mbajtur në këtë rast me akademikë, botues, artistë, shkrimtarë, kritikë dhe miq ishin te pranishem krejt natyrshme. Shkrimtari Çela ka mbajtur Fjalën, quajtur rrëfim për tri qasje ndaj momentesh historike.

Share: