Home KRYESORE Presidenti Nishani pret dhe mbeshtet ambietalistet e Parkut

Presidenti Nishani pret dhe mbeshtet ambietalistet e Parkut

Presidenti i Republikës Bujar Nishani priti sot një grup qytetarësh të angazhuar në mënyrë aktive në denoncimin dhe kundërshtimin e ndërtimit tek parku i Liqenit të Tiranës si dhe të procedurave që po ndiqen në brendësi të hapësirës së gjelbër të këtij parku në Tiranë.
 
Kreu i Shtetit theksoi se: “kjo kauzë dhe të gjithë elementët që kanë dalë prej saj duhet të sensibilizojnë e motivojnë të gjithë aktorët e shoqërisë; politikbërës dhe qytetarë, pa dallime.” 
 
Presidenti i Republikës shprehu gjithashtu shqetësimin e tij ndaj mungesës së reagimeve të institucioneve shtetërore por edhe shoqërisë civile, për të marrë përsipër secila palë detyrat e angazhimet përkatëse në raste të tilla.
Kreu i Shtetit u kërkoi përfaqësuesve të qytetarëve të angazhuar në këtë kauzë për të vijuar dhe shprehur lirshëm mendimin e tyre në mbrojtje të çështjeve të mjedisit, por edhe për ligjshmërinë e të gjithë procesit të ndjekur për projektin ndërtimor në brendësi të parkut të Liqenit në Tiranë.
Share: