Nga Erion Brace
Kush është pronari?
Një pyetje për Sali Berishën, Ridvan Boden dhe tre të tjerë. Një sqarim për kolegun tim deputet.
Të pezullohet kontrata e koncesionit të markimit!
Një regjistër urgjent për kompanitë e regjistruara në parajsat fiskale që janë nën kontrata qeveritare këtu.
Lylzim hesht, prit dhe pak ditë!
Është një listë e gjatë pushtetarësh dhe të tjerë, të huaj gjithashtu, të cilëve dua t’u bëj një pyetje:
Kush janë pronarët e koncesionarit të markimit të karburanteve në Shqipëri?
Një përgjigje e pres nga Sali Berisha. Ai ishte i pari vendimmarrës, madje ekskluziv për këtë rast, vetëm 2 muaj para se të linte pushtetin përfundimisht.
Një përgjigje e pres nga Ridvan Bode. Ai ishte përgjegjësi direkt për ndjekjen e procedurave “ligjore” për dhënien e këtij shërbimi me koncesion deri tek kontrata.
Një përgjigje e pres nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Ai ka shqyrtuar padinë kundër këtij koncesioni, ku pala e interesuar ka qenë direkt pronari i kontratës së koncesionit.
Një përgjigje e pres edhe nga Tefta. Ajo është ankuar pa fund për presionin tim ndaj grupit tim parlamentar, pastaj ndaj Gjykatës Kushtetuese, për vendimin në favor të interesit public. Tefta mos u mërzit, unë nuk e besoj dot këtë historinë me Entelën, i rri ngushtë shumë qoftë funksioni, qoftë përqindja e aksioneve.
Në fund;
Një përgjigje e pres edhe nga ambasadori i Izraelit në këtë vend. Ai ka dijeni të qartë për pronarin e kontratës së koncesionit. Secili prej tyre, e njeh pronarin real të kontratës së koncesionit të markimit të karburanteve! Këta po heshtin! I kuptoj shumë mirë! Është tejet e vështirë për ta të shpjegojnë një sërë rrethash të sikletshme që lidhen me kontratën e këtij koncesioni deri në ikjen e Sali Berishës nga pushteti, mbrojtjen e saj më pas, në një përpjekje të qeverisë së re për t’u çliruar prej saj.
Çështja bëhet edhe më e komplikuar pas shtatorit 2015, kur ka ndodhur transferimi i madh i kuotave të kompanisë që zotëron kontratën e koncesionit.
Ta themi qartë;
Assaf Alkim dhe Ismail Mulleti janë qartësisht të lidhur me qeverinë e Sali Berishës. Aktiviteti i tyre është tërësisht i lidhur vetëm me këtë qeveri (Alkim është shfaqur në këtë vend vetëm nga viti 2006, ndërkohë që Mulleti është kujdestari i pronave dhe bizneseve të PD deri në fund të vitit 1997-i verifikuar); Qeveria e Sali Berishës është arsyeja përse u realizua ky koncesion. Operatorët janë thjesht xhepa që mbushen me paratë që shqiptarët e zakonshme konsumatore dhe sipërmarrës, paguajnë si taksa të fshehta për ta, jo për buxhetin e shtetit.
Por pas transferimit të kuotave problemi është zmadhuar. Është e pamundur të kuptosh se kush është pronari tani! Dikush që qarkullon, raportohet i përfshirë në trafiqe marramendëse-droge posaçërisht, pastrim parash gjithashtu, të tjerë veprimtari kriminale.
Ndaj duhet menjëherë të shumëfishohet përpjekja për të gjetur pronarin e vërtetë të këtij koncesioni.
Deri atëherë, duhet pezulluar kontrata!
Mbi kompanitë e importit të hidrokarbureve, duhet vendosur menjëherë detyrimi për të sjellë prej importit hidrokarbure të ngjyrosura sipas specifikimeve teknike të vendosura nga institucionet përgjegjëse të shtetit!!
Përtej rastit flagrant;
Tani, duhet një akt transparence për të gjitha kompanitë që janë të regjistruara në parajsat fiskale dhe që operojnë nën kontrata qeveritare ëe këtë vend. Kuotat dhe transferimin e tyre.
Regjistër të menjëhershëm shpalli sot Gjermania. Ne duhet të bëjmë edhe më shume, shoqëruar me kontratat dhe aktet e tjera respektive.
Sepse tek ne, këto kompani operojnë në sektorët më strategjikë të vendit-prodhimi i naftës është nën këtë regjim, shërbimet në sektorë me fitim të lartë, por edhe evazion po të lartë!
Ne fund, nje sqarim per nje koleg deputet;
Se pari;
Agjencite ligjzbatuese te shtetit-perjashtuar prokurorine dhe SHISH, kane muaj qe po gjurmojne transfertat e koncesionarit te markimit te karburanteve dhe kane bere nje pune konkrete dhe te mire edhe pse eshte shume e veshtire te arrijne tek origjina e se keqes.
Se dyti;
Problemet madhore tani vijojne te jene me kontratat koncesionare te trasheguara, te lidhura e nenshkruara, miratuara edhe ne Kuvend nen mandatin e Qeverise se Sali Berishes; une mendoj se kjo, nje here te vetme, duhet thene qe njerezit te mos njesojne cdo pale politike ne kete vend;
Se treti;
Dhenia Kuvendit te rolit te permbaruesit per kontratat koncesionare, nuk zgjidh asnje nga problemet me te cilat po perballemi; Kuvendi duhet te perfshihet qe ne nisje te cdo procedure, jo te vihet perballe faktit te kryer me nje kontrate e ligjin respektiv per miratim; kjo rrit transparencen, jo akti formal ne Kuvend; me thene te drejten, nje sere kontratash kane kaluar ne Kuvend, por ne nuk dime ende pronarin me te cilin ka kontraktuar Sali Berisha.
Ne fund fare;
Lylzim hesht!!
Gjithë bota po identifikon korrupsionin, me raste konkrete dhe, sulltani yt, Sali Berisha tani është nën akuzë! Ky është korrupsioni për të cilin po paguan ende ky vend.
Po merr t’i para apo jo, këtë ende nuk jam në gjendje ta them, por shpenzimet e luksit për funksionimin tënd ulërijnë për paratë tuaja! Prit dhe pak ditë! Të betohem janë ditët më të mira për transparencën!