Home KRYESORE Rrëfimi… ( Pjesa e dyte)

Rrëfimi… ( Pjesa e dyte)

Nga Ba/Ma Phil Blerta Haxhiaj

Vazhdim i pjeses se pare

Çështja më thelbësore është se në kohët e sotme është ekzistenca e ligjërimit ku janë të thurura seksi, hulumtimi dhe shpalosja e së vërtetës, fjala kundër pushteteve, liria e fjalës, ku shërben si një nga format e shprehjes (seksi), sa të rëndësishme aq edhe familiare. Ku shoqëritë tona industriale këtë e përdorin si një mjet për fitime të medha ekonomike, duke investuar mbi seksin, ku përmes saj nxjerrin në pah ligjërimin dhe fitimin multimoral duke e bërë atë të racionalizuar, përmes kornizave lehtësisht të gatshme ku një puhize mund ta rrëzojë dhe të sjellë pasoja drastike “ Kumti i shtypjes dhe forma e predikimit përkojnë me njëri-tjetrin, ushqehen në mënyrë të ndërsjelltë. Të thuash seksi nuk është i shtypur ose më saktë të thuash se marrëdhenia e seksit me pushtetin nuk është marrëdhënie shtypëse, sot duket një paradoks shterpë “ (Foucault, Michel “ Historia e seksualitetit / Michel Fouault)

Paradoksale është fakti se në shoqëritë e sotme, ajo përdoret si instrument i pushtetit për të fituar apo për të humbur, përmes skandaleve seksuale, favoreve seksuale apo si mjet për të arritur qëllimin parësor PUSHTETIN.

Ideja e kësaj nuk është vetëm teorike, ku kjo do të thotë te biesh në ndesh me interesat konfliktuale e cila është kjo tezë, tipari i pushtetit është pikërisht shtypja ajo shtypje mohuese, grryese dhe fajtore, ku pritet fjala ligjërimi i seksualitetit për çlirimin e hapur të simulimeve të ndryshme duke përdorur këtë tezë. Gjatë shekujve të tërë seksualiteti është konsideruar si një mëkat i mishit, të folurit, me shmangjen e saj të rrëfyerit ku gjatë rrugës së saj jemi të zënë me faj kundrejt seksit.

Pse të jetë një natyrë fajtore përballë seksit ? Si pikëtakimi i dy politikave: anatomiko-politike dhe bio-politike, ku e para si një formë e pushtetit që si qëllim ka disiplinimin e trupave dhe ushtrohet të individi përmes teknikave të kontrollit të seksualitetit dhe e dyta që si qëllim ka rregullimin e popullatave dhe të ushtrohet në masa dhe grupacionet njerëzore dhe medikalizimin të higjenës seksuale shoqerore. Çlirimi i kësaj natyre fajtore është me sipërmarrjen për ti dhënë seksit lirinë e të shprehurit, lirinë e të folurit por pasojat janë më të ngadalta sepse janë në kundërshtim me mekanizmat e pushtetit, si çështje historiko-teorike Foucault jep dyshime se pse ai do të quante ‘hipotezë shtypëse‘ ligjërimin, lirinë e çlirimit të impulsit mimetik të seksualitetit.

Në këto dyshime ai jep domosdoshmërinë e një lindje të sundimit të regjimit për shtypjen në lidhje me seksin, si çështje historike-teorike ku mekanizmat e pushtetit ushtrohen në esencen e saj si forma të shtypjes dhe si çështje historiko-politike ku ligjërimi kritik që e kundërshton shtypjen në të vërtetë është kundërshtar i kësaj shtypje apo vetëm është pjesë e këtij kundërshtimi ku thjeshtë luan rol të maskuar me premisat e kundërshtimit. Pushtet – dije – kenaqësi, përcaktimi, regjimi i kësaj triade një ndërthurje e pashkëputshme mes ketyre në mes veti, marrëdhënia se cila e prodhon tjetrën ku funksionimi është ligjërimi mbi seksualitetin e njeriut, fakti ligjërimor legjitimimi i seksit janë format përmes të cilave pushteti arrin deri në sjelljet më të thjeshta, më intime, individuale të deshirës të përdorimit të mishit, të rrëfimit të akteve dhe përdorimit të tyre në sajë të interesave personale.

Teknikat shumëformëshme të pushtetit janë si pozitive po ashtu edhe negative pra bilaterale edhe pse me shumësine e teknikës se vet si një teknike unike por e shprehur me forma të ndryshme është për të veçuar partikularitetin e “vullnetit për dije“ që është mbështetje edhe instrument. Foucault-ja nuk e mohon faktin që seksi s’ka qënë i ndaluar, i shmangur apo i fshehur gjatë epokës klasike por me elementet negative të hipotezes shtypëse mohimin e kesaj hipoteze i përmbledh në një mekanizem të vetëm ku këto opozita janë thjeshte vegla të cilat përdoren në favor të nxitjes të ligjërimit të teknikave të pushtetit, atë të vullnetit për dije.

Libertinizmi sadist i shërben shumë mirë faktit për ti ndihmuar ligjërimimit të seksualitetit të njeriut, për të kundërshtuar hipotezen shtypëse të paraqitur në epokën të ndalesës së fjalës së lirë për dëshirat dhe kënaqësitë njerëzore, akti sadist kundërshton pushtetin dhe lartëson aktin e lirisë “Seksi eshte pushtet” vullneti për dije ka kontribuar për ndërtimin e një shkence të seksualitetit duke e diferencuar atë tashmë që më herët ishte e quajtur arti erotik, duke lënë pas shpine hipotezen shtypese ku teknikat e pushtetit nuk i bindeshin parimit (duke patur parasysh se parimet të kufizojnë dhe të urdhërojnë sepse kanë imperativin në vetëvete) të përzgjedhjes, por parimit të shpërhapjes, ngulimit të seksualitetit shumëformëse.

Vazhdon…

Share: