Home KRYESORE Sakrificat 500-vjecare te shqiptareve per paqe ne Ballkan meritojne shperblim…

Sakrificat 500-vjecare te shqiptareve per paqe ne Ballkan meritojne shperblim…

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Shqiptaret vazhdojne te jene i vetmi popull autokton Ballkanik qe po bejne sakrifice kombetare per te ruajtur stabilitetin Rajonal dhe per te realizuar integrimin Evropian. Kjo sakrifice shqiptare ka nje histori disa shekullore.

Ne shekullin 15-te Gjergj Kastrioti ne krye te popullit shqiptar beri perpjekje 25 vjecare per te mbrojtur Shqiperine dhe civilizimin Evropian nga ofensiva otomane. Diplomacia e Kastriotit negocioi gjate per te themeluar Aleancen e Shenjte Adriatiko-Ballkanike per tu perballur me Perandorine me te madhe te kohes.

Perpjekjet e Kastriotit per Aleance te Shenjte nuk paten sukses. Kishte disa shkaqe. Se pari, disa shtete italiane donin te perdornin fuqine e Skenderbeut kunder Osmaneve pa u konfrontuar vete direkt me to. Se dyti, kishte shtete italiane dhe ballkanike si Venediku dhe Raguza qe ishin te interesuar per tregeti me Perandorine Osmane dhe nuk donin konfrontim ushtarak. Se treti, midis shteteve krishtereve Romake dhe shteteve krishtere Ortodokse kishte kontradikta te thella, te cilat ishin pengese per nje aleance politiko-ushtarake midis tyre. Gjergj Kastrioti dhe shteti shqiptar bene cdo perpjekje, por nuk arriten dot te pajtonin keto interesa kaq kontradiktore. Shqiptaret u sakrifikuan…

Ne fillimet e shekullit 19-te ishin serish shqiptaret qe u bene solidare me Serbet dhe Greket ne levizjet e tyre kombetare anti-osmane. Revolucioni grek u be me gjak e mendje shqiptaresh. Ali Pasha Tepelena i frymezoi levizjet Ballkanike per pavaresi. Serish shqiptaret u sakrifikuan…

Ne gjysmen e dyte te shekullit 19-te ne Ballkan u fut Rusia me qeshtjen Lindore. Rusia u mbeshtet te popujt sllave dhe ortodokse per interesat e saj gjeopolitike. Keshtu qe la jashte Aleances Ruso-Ballkanike shqiptaret. Duke u ndjere te braktisur dhe te kercenuar nga Ruso-sllavo-ortodokset, shqiptaret nuk u bashkuan ne Aleancen pro-Ruse kunder Osmaneve. Ky qendrim neutral shqiptare ne betejat Ruso-Osmane u interpretua per shume kohe nga anti-shqiptaret si “qendrim pro-osman” i popullit shqiptar. Eshte interpretim kryekeput i gabuar. Shqiptaret vuajten sakrificen e radhes…

Dekada me vone, ne pikun e Luftes se Ftohte, ne vitet ’60-te ishin serish shqiptaret qe do konfrontoheshin me Bashkimin Sovjetik dhe do te perzinin me force bazat ushtarake Sovjetike nga Shqiperia. Me kete akt te madh shqiptaret do e shnderronin Ballkanin Perendimor ne nje rajon pa prani ushtarake Sovjetike. Ndersa vete shqiptaret u sakrifikuan shume rende…

Mbas viteve ’90 tronditja e krijuar nga shperberja e Jugosllavise do te perfshinte pashmangesisht Shqiperine dhe shqiptaret ne mbare Ballkanin. Edhe ne kete moment kritik per popullin shqiptar, Shqiperia dhe shqiptaret nuk u shnderruan ne faktore destruktive.

Shqiperia dhe shqiptaret vepruan ne perputhje me parimet e OKB dhe ne bashkepunim te plote me ShBA, NATO dhe BE. Ne kete kuader realizuan disa aspirata re tyre kombetare dhe njerezore pa cenuar te drejtat kombetare e njerezore popujve te tjere ne Ballkan.

Ne ditet e sotme serish krizat po shoqerojne Ballkanin Perendimor. Ne mes te krizave ne Maqedoni, Serbi, Mal te Zi e gjetke shqiptaret vijojne te ruajne vetepermbajtjen, te respektojne te drejten nderkombetare dhe bashkepunimin euro-atlantik. Ky eshte kontribut jashtezakonisht i madh i nje kombi e populli te vogel.

Eshte koha qe komuniteti nderkombetar dhe sidomos ShBA, NATO dhe BE t’ia shperblejne Kombit dhe popullit shqiptar sakrificen e tij afro 500-vjecare per paqe e stabilitet ne Ballkan. Sakrifice e paguar me gjak..me rrenim ekonomik dhe mjerim social…Eshte shperblim i merituar…

Share: