Home KRYESORE Sarkazma elegante e nje ish te persekutuari per Tiranes dhe Boerin

Sarkazma elegante e nje ish te persekutuari per Tiranes dhe Boerin

Nga Celo Hoxha

Bijat dhe bijtë e oficereve që u dyndën në Tiranë pas lufte dhe morën shtëpi falas nëpër pallate, janë të pakënaqur me cilësinë e tyre dhe përdorën një arkitekt italian që të hidhte idenë e prishjes dhe rindërtimit të tyre.

Sigurisht, nëse i prish shteti ato do të rindërtohen me lekët e taksapaguesve. Dhe kështu shumicës së shqiptarëve do t’u duhet të paguajnë sërish për njerëzit që vendosën diktaturën dhe e mbrojtën atë me devotshmëri.

Ndërsa po të njëjtit njerëz nuk janë dakord për prishejn e simboleve të komunizmit – lapidare, piramida, mozaiku te Muzeu Kombëtar, etj. Vetëm një popull pa kujtese dhe pa dinjitet do të pranonte financimin e banesave për persekutorët e tij ose fëmijët e persekutorëve të tyre.

Share: