Nga Dritan Shano
Po ishte puna për lulishte… Pasi arriti të mbillte palma dhe lule në autostradën e vetme në botë me 60 km në orë, prapë ai, Edi, Rama edhe pse i japim rrogë për tjetër punë, ngul këmbë fort.
Ai nuk heq dorë nga bari, pemët, nga sheshi i Tiranës. Ai gëzon, nuk përmbahet, derdhet i gjithi mbi të. Kot i harxhuam lekët për zgjedhje lokale. Për këto punë, ai nuk i le rradhë njeriu.
Është kompetenti i Ballkanit. A ka ai model Maria Antuanetën? Ndoshta ai do t’ja kalojë Maria Antuanetës? Mundet, mundet, por për këtë i duhet të ketë dy koka