Home KRYESORE Shqiptaret o shullohen e presin,o behen Shullaz burgjeve…

Shqiptaret o shullohen e presin,o behen Shullaz burgjeve…

Nga Ylli Dylgjeri

Alternativë shqiptare në vite. Dy kanë qene alternativat e shqiptareve në vite: O shullohen e presnin…”aleatet”,  O bëhen Shullaz burgjeve…

Histori ka pa fund të këtij lloji. Por si ajo me grupin lab, që u nis për në perëndim e përfundoi në qelitë e sigurimit të shtetit jane të rralla.

Ngjarja zhvillohet pas viteve 60. Një grup të rinjsh nga fshatrat e Vlorës, të lodhur nga sistemi, e te “helmuar” nga propaganda e kohës, morën të keqen në sy. U nisën për në perëndim. Drejtimi ishte drejt detit Jon. Pasi ecën malit, diku aty ne brigjet e Karaburunit zunë një shpelle e prisnin anijet aleate per ti marre drejt eldorados së premtuar. U shulluan ne diell me dite. Priten nje dite, dy, tre. Ushqimet po mbaronin. Në horizont nuk shihej asnjë varkë. Nderkohe lajmi per arratisjen e djemve kish shkuar ne Degën e Puneve te Brendeshme ne Vlore. Djemtë syshqiponjë të sigurimit kishin rënë në gjurmë të tradhëtarëve. Me tu dhënë alarmi, u përgatit kombinacioni. U bë gati një varkë me mbishkrime italiane ne trup, e ju ofruan brigjeve të Karaburunit në qetësi. Me tu ofruar, nga bordi u lëshua një zë me megafon, në gjuhën italiane :

Signor Hodoooo!
Signor Hodooooo!

Grupit te djemve ju ndriten syte.

Çohuni- u thotë Hodua. U thashë nuk do na linin këtu. Erdhën aleatet. Erdhen djemte e nënave!

Të gëzuar hipin njeri pas tjetrit në “varkën italiane”.

Udhëtimi nisi gëzueshem drejt perëndimit. Pas një ore mbritën në Degën e Punëve të Brendëshme.

Share: