Home KRYESORE Shteti nuk ndertohet duke shkelur parimet e se drejtes!

Shteti nuk ndertohet duke shkelur parimet e se drejtes!

Nga Marko Bello

Nen pretekstin se po “bejne shtet”, qeveritaret e sotem kane ndermarre nje sere reformash qe po shoqerohen me masa dhe sanksione te dhunshme, te cilat shkelin rende nje sere parimesh qe garantojne lirite dhe te drejtat e njeriut.

Ajo që mund të vihet re lehtësisht në dispozitat e ndryshuara që kanë të bëjnë me masat ndëshkimore përkatëse, është mosrespektimi i parimit kushtetues të proporcionalitetit në ndëshkimet administrative dhe ato penale, si dhe mbizotërimi i funksionit ndëshkues të këtyre masave.

Në lidhje me parimin e proporcionalitetit, Kodi i Procedures Administrative, nen nenin 11, pika 2 thekson se “veprimet e administratës publike, të cilat për arsye të mbrojtjes së interesit publik, kufizojnë të drejtat themelore të individit të njohura nga Kushtetuta, marrëveshjet ndërkombëtare, ligjet dhe aktet nënligjore, duhet gjithsesi të respektojnë parimin e proporcionalitetit dhe të mos cenojnë thelbin e lirive dhe të drejtave te individit”.

Shkaterrimi pa kriter i disa ndertimeve pa leje dhe legalizimi i pamotivuar i nje grupi tjeter ndertesash serish pa leje, vendosja vend e pavend e gjobave per mjetet motorike ne qarkullim, denimet disproporcionale per armembajtjet pa leje, apo ekzagjerimet me kamat-vonesat per shlyerjen e gjobave, jane vetem disa nga veprimet qe jo vetem nuk “bien ere shtet”, por shkelin rende te drejtat dhe lirite e qytetareve taksapagues.

Keshtu, nese nje gjobe e policise rrugore per parkim te paligjshem eshte 1 mije leke, vonesa per shlyerjen e saj shkon 600 leke, ose 60%. Duket qarte se Qeveria e ka shtrire doren thelle ne xhepat e qytetareve, duke u marre atyre miliona Euro ne vit vetem nga perqindja e larte e vonesave ne pagimin e gjobave.

Eshte e njejta qeveri, e cila detyrimet qe ka kundrejt pronareve, i paguan me keste, te shtrira ne vite dhe pa asnje perqindje interesi per vonesat. Edhe pse qytetari qe ka ndertuar mbi token e dikujt tjeter, i paguan shtetit detyrimin per legalizim, shteti nuk ia paguan pronarit te tokes ne kohe shumen qe i takon. Pronaret e truallit kane marre 30-40% te shumes qe u takon, ndonese kane kaluar 6 vjet, qekurse nisi procesi i legalizimit.

Fatkeqesisht, ne veshet e shurdher te mazhorances qeverisese ka rene edhe aresyetimi i Gjykates Kushtetuese, se “pavaresisht se është në diskrecionin e ligjvënësit vlerësimi i mjetit të zgjedhur për ndëshkimin e shkelësve të ligjit…, kur është fjala për parashikimin e dispozitave penale dhe sanksioneve përkatëse, ligjvënësi duhet të udhëhiqet nga parimet kushtetuese e funksionet që karakterizojnë dënimet penale”.

Share: