Home KRYESORE Të mësosh mbi fetë është e detyrueshme për një vend joateist

Të mësosh mbi fetë është e detyrueshme për një vend joateist

Nga Ardit Bido

Debati i ditëve të fundit është shterpë. Të mësosh fenë është e papranueshme për një vend laik. Të mësosh mbi fetë është e detyrueshme për një vend joateist. Diferenca është e thellë.

Të mësosh se pse bota moderne është kështu si është, do të thotë që duhet të dish se pse zhvillimi i shkencës në mesjetë ndodhi në Lindjen e Mesme, pse kultura evropiane lidhet ngushtësisht me krishtërimin, pse Rilindja Evropiane është një proces që ndërthurej ngushtësisht me leximin e më vonë përkthimin e Biblës, pse Lindja e Largët ka një fizionomi shoqërore të ndryshme, e shumë pse të tjera.

Të mos mësosh mbi fenë do të thotë të mos mësosh një pjesë të gjërave që duhen ditur, si të mos mësosh biologjinë, kiminë apo historinë.

Ateizmi na kërkon të mos mësojmë mbi “opiumin”; teokracia na udhëzon të mësojmë vetëm mbi trashedencën; laiciteti na detyron të mësojmë mbi gjithçka!

Share: