Home KRYESORE Te rinjte e Berishes dhe te vjetrit e Bashes

Te rinjte e Berishes dhe te vjetrit e Bashes

Nga Basir Collaku..

Ka nje debat ne prag, ne Partine Demokratike, ku shigjetat rrahin me se shumti per nga viti 2017-te, se sa aktualiteti i brendshem. PD eshte nje parti shume e re dhe ne moshen e sajj te njome politike, kane nisur hidh e pritjet per te rinj e te vjeter. Debati eshte shendetmire kur nuk ndalon tek mosha, por tek idete, sepse kjo nuk eshte nje gare as kilogramesh mishi, as thyerje dore, apo sasi dhe madhesi barku.

Me doreheqjen e Berishes pas humbjes se zgjedhjeve te vitit 2013, eshte krijuar nje harte kritike nga brenda, duke e zgjeruar mekatin me kufinj te prere. Basha kryetari i zgjedhur me nje gare ndryshe nga çdo parti solli ne ekip dhe forumet e partise te rinj jo vetem ne emra por dukshem nder vite jete.

Dhe beri mire. Partia merr fryme, dialogon, shkemben ide, krijon shteg te urte per te formesuar nje kontrate te re besimi, pasi bursa e llogaridhenies ndaj premtimeve dhe kostos se prodhuar nga konsumi i pushtetit, ka emra konkrete. Basha eshte perpjekur ti perfshije ne gare kontributesh pretenduesit e sapomberritur, duke lene mundesine se projektet konkuruese mund te gjejne vend e mbeshtetje ne bashkesine politike PD.

Ketu çmoj se duhet bere kujdes per gjera ne dukje komike e ne thelb me shume peshe. Nese ne nje testim teorik te rinjte pyeten ku ka qene selia e vjeter e partise, ku eshte redaksia e gazetes RD, zyrat e forumit rinor, zyra e doktor Berishes dhe ata nisin e qeshin duke i rene shkurt ci ke kto dardha, atehere ka fije te palidhura mire. Une do te vija menjane dy episode te cilat eshte mire te rrine bashke pa u perzier sa te mos duket kufiri.

Te rinjte si nga mosha dhe nga emri nuk duhet te shohin e thone paradite se te vjetrit jane keta te Berishes e pasdite shkojne e bejne foto me Berishen duke e publikuar si afinitet e perzemersi politike. Njeheresh nuk duhet te vetesigurohen se dhenia e nje mundesie nga Basha eshte nje hipoteke mandati e panegociueshme.

PD ka te vjetrit e Berishes, ndjese per fjalen i vjeter, te cilet jo rralle qellohen me fjale nga disa te rinj shpreseshume per karriket e tyre dhe jo zevendesimin e profilit te tyre ne shume raste burim besimi ne elektorat. Kushdo nga 45, 50, 60-vjeçaret ne PD ka nje histori te lexueshme dhe jo sekret se si gjendet aty. Shumica e tyre jane kolaterali sa here PD vjen ne pushtet.

Keto pergjithesisht jane te vjetrit e Berishes qe ia kane dale te sjellin ide te reja, projekte te reja, investim te ri, besueshmeri te re, ne disa raste edhe konsumim te ri. Dhe kta jane ne gjithe Shqiperine jo vetem ne Tirane. Peshorja eshte perfaqesimi me gjithe barren e mekateve e cila ndertohet individualisht por konsumohet kolektivisht. Te rinjte e Bashes duhet te jene nje mundesi jo per te arnuar Partine Demokratike, por per ta gjitheperfshire dhe riperterire besimin, investimin, bashkejetesen, njeheresh shpresen e ardhmerise se nje klase politike e cila duhet te jape prova perballe qyetareve duke merituar ose zhgenjyer besimin.

Kryetari Basha eshte nje nder te rinjte e Berishes. Jane jo pak te tjere lidership ne PD te zgjedhur me heret si te rinj nga Berisha e tani jane shtrat i pjekur politik i opozites. Njelloj duhet ta shohin veten brezi i integruar ne PD qe te perftoje nga te vjetrit burra dhe gra te paardhur nga hiçi. A ka vend per te shternguar pak rreshtat e nderruar disi vitrinen? Natyrisht po. Po. Mosha si kufi beteje ktu eshte gabim. Trump, Klinton, Merkel, Holland, etj, jane moshe e trete dhe jane thuajse njerezit qe mendohet te qeverisin planetin.

Ndaj ky hendek teorik investuar nga rrethana pak anonime ne PD, me mire te rrije paksa ne ajer e te piqet se te bjere ne toke e te shkermoqet. Nese Basha ka premtuar se 35 perqind te kandidateve deputete do te jene te rinjte e tij, kjo nuk te çon me taksi ne Kuvend..

Share: