Zbulohet kompania e parë, që vepron në Shqipëri dhe që ka qenë kliente e Mossack Fonseca, e cila është në qendër të skandalit me pastrimin e parave në zonat offshore. Në dokumenta përmendet një avokat, i quajtur Assaf Halkin, i cili ka regjistruar katër kompani përmes firmës ligjore panameze.
Një biznes që Halkin ka themeluar jashtë vendit është GFI Technologies. Kjo ishte regjistruar në maj të vitit 2013 në ishullin e Anguilla në mënyrë që të investojë në kompanitë shqiptare të teknologjisë së lartë. Sipas të dhënave, Halkin është shtetas shqiptar, i cili në vendin tonë njihet me emrin Ismail Mulati. Ai së bashku me një firmë kanadeze të quajtur Global Fluids International S.A. janë pronarët e kompanisë. Lajmia u publikua nga “Haaretz”, një media izraelite.
Halkin nuk iu përgjigj pyetjeve të medias që ka publikuar lajmin, në lidhje me llojet e investimeve që kompania bën, nëse ka të tilla, por komentoi se “të gjitha të ardhurat e aksionerëve izraelit raportohen në organet tatimore izraelite”.
Por për Haaretz ata shpjeguan se kompania ishte regjistruar me qëllim marrjen e huasë nga banka për të investuar në pasuri të paluajtshme në Evropë.
Banka do t’i akordonte hua vetëm një korporate. Ata shtuan se aktiviteti i kompanise është i regjistruar pranë zyres së taksave në Izrael. Taksa e detyruar për aktivitetin në fjalë paguhet në Izrael./Lapsi.Al