Universitetet shtetërore do të zgjedhin krerët e rinj më datë 20 Prill 2016, me anë të zgjedhjeve. Pothuajse në të gjitha universitetet do të ketë drejtues të rinj dhe ka nisur gara e përplasja e platformave të tyre.
Në Universitetin e Mjekësisë, në garë janë përfshirë tre kandidatë, Dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Mira Rakacolli, ish dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa, si dhe kardiologu i njohur Petrit Bara, dekani aktual i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.
Ky i fundit ka bërë publike tashmë platformën e tij dhe për ta realizuar atë kërkon jo vetëm votat e kolegëve të tij, por dhe të studentëve, duke i cilësuar si boshtin kryesor të reformës që ai premton të bëjë, nëse do të jetë rektori i ri.