Home I pakategorizuar Doli nga shtypi botimi i ri “DIPLOMACIA-Bazat teorike”

Doli nga shtypi botimi i ri “DIPLOMACIA-Bazat teorike”

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Mbas nje pune te gjate studimore, botuese dhe praktike diplomatike, keto dite arrita t’i dhuroja studiuesve te marredhenieve nderkombetare dhe diplomacise, gazetareve dhe analisteve te ketyre fushave dhe ushtruesve te profesionit fisnik te diplomatit librin tim te radhes “DIPLOMACIA-Bazat teorike”.

Libri eshte rezultat i studimeve te mija teorike, historike dhe mbi pervojat praktike diplomatike te mbare njerezimit per nje periudhe afro 2700 vjecare, me qellim per te sintetizuar brenda 400 faqeve te nje libri gjithcka qe i nevojitet per formimin e bazik te te interesuarve per diplomacine.

Ne kohen tone te interesuar per diplomacine jane jo vetem aktoret tradicionale shteteror dhe te organizatave nderkombetare, por edhe shume aktore jo shteteror, vendi dhe roli i te cileve eshte ne rritje te konsiderueshme.

Ky zgjerim operatoresh jo shteteror per diplomacine e ben te nevojshme studimin e bazave teorike te diplomacise per nje mase gjithnje e ne te gjere.

Per situaten, kushtet dhe rrethanat i Shqiperise, Kosoves, institucioneve publike, politike dhe te shoqerise civile te shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi, Luginen e Presheves dhe kudo ne diaspore, po behet gjithnje e me e domosdoshme njohja e bazave teorike te diplomacise dhe te praktikave diplomatike.

Ballkani ne teresi dallohet per kulture te pamjaftueshme diplomatike. Nder te tjera eshte pikerisht kjo kulture e paket diplomatike qe e ka epitetuar nen-rajonin e Ballkanit si “Fuqi Baroti”.

Aktualisht i gjithe Ballkani eshte hapur, demokratizuar dhe po integrohet ne NATO dhe BE. Hapja, bashkepunimi rajonal dhe integrimet kane nevoje per nje kulture diplomatike te gjithashme per mbare shoqerite Ballkanike.

Jetojme nje kohe kur verehen ne rritje dukurite e radikalizimit dhe te shfaqjeve te dhunshme nacionale, politike, etnike, fetare, sociale e psikologjike. Keto fenomene kercenojne paqen, stabilitetin politik dhe kohezionin social pak a shume ne tera shoqerite Ballkanike. Kultura diplomatike, aftesia per bisedime, dialog dhe negociata me kedo dhe per cdo gje eshte rruga me e mire, me e drejte dhe dobishme.

Kur radikalizmi dhe violenca nacionale, politike, etnike, fetare, socio-ekonomike dhe psikologjike Ballkanike te zevendesohet me kulturen dhe praktiken diplomatike athere mbare Ballkani do shpresoje se po le pas te kaluaren e erret dhe po nderton nje te ardhme te perbashket te ndritur.

Libri “DIPLOMACIA-Bazat teorike” eshte perpjekja ime e radhes per t’i kontribuar formimit te kultures diplomatike per kategori sa me te gjera profesionale dhe shoqerore ne Shqiperi, Kosove, kudo ku ka shqiptare, por jo vetem per to.

Diplomacia eshte domosdoshmeri per cdo njeri, cdo familje, komunitet, komb dhe per mbare njerezimin. Shpresoj qe ky liber t’i kontribuoje permbushjes se qellimit per te cilin eshte shkruar.

Share: