Home KRYESORE Duhet reaguar per çregjistrimet ne QKR

Duhet reaguar per çregjistrimet ne QKR

Nga Nikollaq Neranxi

Tatepjeta/16 mijë biznese falimentuan tremujorin e parë, me 60% u rritën çregjistrimet në QKR për janar-prill 2016

Pas alarmit të dhënë pak ditë më parë nga Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë, në një konferencë të jashtëzakonshme, ku thuhej se 16 mijë biznese falimentuan vetëm për periudhën janar-mars 2016, vijon rrënimi i sipërmarrjes së lirë. Sipas të dhënave zyrtare të QKR-së, për periudhën janar-prill 2016, janë rritur me 60% çregjistrimet e biznesve në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dhe drama tjetër e sipërmarrjes, përsëri sipas të dhënave të QKR-së, është se bizneset e mëdha, po ndajnë aktivitetin që t’i shpëtojnë fashës së vendosur mes biznesit të madh dhe të vogël, një problem të cilin ne e kemi denoncuar vazhdimisht. Vendosja e fashos rrit informalitetin dhe dekurajon zhvillimin e biznesit.

Pra kjo qeveri duhet të rendisë si “sukses” të saj, që bizneset të cilat i gjeti të mëdha, tani i bëri përsëri të vogla, deri sa ti shkaterroje plotesisht. Rrënimi i sipërmarrjes së lirë tashmë ka marrë përmasa kritike.

Pres sipërmarrës VIP, të mëdhenj, të mesëm e të vegjël që të bëhemi bashkë. Programit të falimentimit të sipërmarrjes së lirë e të ndershme, të bërë me djallëzi dhe dashakeqësi nga kjo qeveri, t’i përgjigjemi me një kundërprogram rezistence të fortë.

Share: