Home KRYESORE Maqedonia amniston te keqen, Shqiperia dhe Kosova jo…

Maqedonia amniston te keqen, Shqiperia dhe Kosova jo…

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Vendet e Ballkanit Perendimor ndodhen perballe sfides te ndertimit te shtetit te se drejtes, te sundimit te ligjit e per konseguence perballe luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit te niveleve te larta.

Ne Maqedoni kjo sfide ka deshtuar rende. Presidenti Ivanov, marioneta e Gruevskit dhe aleateve te tij ne vend te shtetit te se drejtes zgjodhi amnistimin e se keqes.

51 politikane e zyrtare te larte, ne thelb kasta kleptokratike e Maqedonise, u amnistuan nga kryekleptokrati Ivanov. Me kete vendim Ivanovi e lagoi me tej Maqedonine nga Euro-Atlantizmi dhe e afroi me Euro-Azine, pra me putinizmin dhe Rusine.

Krejt ndryshe, Shqiperia dhe Kosova po perballen seriozisht ne sfiden e ndertimit te shtetit te se drejtes ku sundon ligji kunder krimit dhe korrupsionit dhe krimit te organizuar si dhe cdo padrejtesie.
Kosova me principalitet te larte dhe kurrajo te admirueshme miratoi krijimin e Gjykates Speciale, e cila eshte ne favor te Kosoves e qytetareve te saj dhe kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit te niveleve te larta. Kosova nuk u pajtua me aministine e se keqes.

Shqiperia sapo miratoi me konsesus politik parlamentar reformen e drejtesise. Ne kete dokument faktori parlamentar po krijon nje sistem drejtesie shume te pavarur, me integritet dhe profesionalitet.

Ne piken 25 te dokumentit te miratuar (qe do jete neni 135 i Kushtetutes) i mbyllet cdo shteg amnistise te se keqes. Qysh nga fillimi i tranzicionit e deri sot, nivelet e larta do perballen me drejtesine per figurat e krimit te organizuar dhe korrupsionit te niveleve te larta. Politika shqiptare pati kurrajon per t’u ngritur mbi vetveten. Per kete ajo u ndihmua nga 91 perqind e opinionit publik shqiptar si dhe nga diplomacia e ShBA dhe BE.

Kosova dhe Shqiperia iu afruan akoma me shume vlerave te demokracise Euro-Atlantike. Rruga e Shqiperise dhe Kosoves drejt BE eshte e pakthyeshme.

Share: