Home KRYESORE Neranxi: Zheji nuk gabon kur analizon Berishen dhe Ramen

Neranxi: Zheji nuk gabon kur analizon Berishen dhe Ramen

Punedhenesi i sukseshshem Nikollaq Neranxi duke ju referuar përdorimi politik i reformës në drejtësi si menyre për të na e larguar vemendjen nga hallet e përditshme, ne vijim te idese se tij që e publikoi edhe Perqasje.com dy dite më parë për përdorimin politik që po i bëhet reformës në drejtësi dhe rastit më ekselent te Spartak Ngjelës, sot sjell ne vemendje te ndjekesve te tij ne Facebook, analizën, sic e thekson ai vete “shumë te mirë te Artur Zhejit publikuar dje për “Opinion.Al” ku vecon disa argumente thelbesore. Ja cila eshte pjesa qe ka vecuar Neranxi:

” Makineria e organizuar mirë mediatike dhe politike proqeveritare, e cila rreshton, perifrazon, stimulon, financon, egzalton dhe edhe krijon nga hici, të vërteta, shpifje, ekstrakte historike dhe biografike të Berishës, shpesh jashtë cdo konteksti, ka ndërmarrë një ofensivë të vërtetë 360 Gradë kundër tij.

Ky sulm i përgjithshëm kundër Berishës, cfarë është dhe cfarë fsheh në të vërtetë?- vazhdon Zheji.

E para, të Keqes që mundon këtë vend prej 25 vitesh, duhet ti vihet vetëm një emër dhe këtij emri duhet ti bashkangjitet vetëm një fytyrë! Një fytyrë qe vizatohet me art, si vrasëse, e sterrosur, e egër, e egzagjeruar! Duhet pra një tabelë qitjeje, që opinioni publik shqiptar, ky farë opinioni që ne kemi, edhe për cdo psherëtimë të sotmes, të kthejnë vështrimin e të mallkojnë “bëmat” e djeshme të Sali Berishës!

Edhe kur sot qan fëmija, edhe kur sot vdesin pacientët spitaleve, edhe kur sot vidhet populli, edhe kur sot korruptohen tatimorët, edhe kur sot vdiset nga aksidentet, edhe kur sot mungon pjata e ngrohtë e supës me mish në mijëra tavolina të varfëra, e ka fajin që dje, para tre vitesh, Sali Berisha!

Por kjo është Paradhoma e një të Keqeje shumë më të madhe, se sa e “keqja reale e Berishës që ishte”, si një hipnozë mediatike për të mos parë të keqen e sotme, kudo ku ajo shfaqet. Është instalimi i një Gënjeshtre të ekzagjeruar dhe të emfatizuar, për të fshehur bythën e zbuluar të jo pak turpeve dhe dështimeve! Të Sotme!

Share: