Nga Zamira Cavo
Pronare e gazetare te medias, sikur te kontribuonit sadopak ne rigjallerimin e vlerave te kombit, Shqiperia do tu ishte me siguri mirenjohese!
E di se fitimi eshte gjithcka ne kete bote tinzare, por misioni tuaj eshte pertej fitimin material, eshte fitim ne kohe, ne vlera, ne mundesi, fitim ne te ardhmen tuaj dhe te femijeve tuaj. Sikur ta mendonit qofte edhe nje cast veten sit e tille, do gjenit pak mundesi, pak vend, pak kohe per tju kushtuar vlerave. Por jo, ju keni zgjedhur te beni heronj te kohes antivlerat!
Keni preferuar te shkaterroni cdo vlere nen tezen absurd te rrezimit te miteve. Keni shkelur dhe hedhur balte mbi cdo grimce sinqeriteti njerezor, mbi cdo pafajshmeri femije, mbi cdo rrudhe-balli. Dhe e keni bere kete vetem per fitim material! Ju keni zgjedhur te thoni te vertetat e paverteta ose gjysme te verteta duke shkaterruar nje opinion te tere publik. Keni zgjedhur te vini ne ekranet tuaja figura qe per cilesine qe bartin duhen refuzuar nga cdo mjedis.
Por jo, ju i keni bere persona VIP! E keni menduar se me siguri Shqiperia do te ishte shume me mire. nese ju nuk do te rendnit pas se keqes, nuk do I linit hapsire gjuhes se urrjetjes, krimit dhe poshterimit. Sikur ne vend qe te rendnit pas atyre qe perfitojne personalisht, duke na future ankthin e perditshem ne te tjereve, te rendnit per te perhapur me shume dashuri per vendin, jeta do kishte qene me e mire!
E keni menduar se ju keni ne dore armen me te madhe qe ka shpikur njeriu per njeriun? Nese kete arme e drejtoni kunder popullit, kunder vlerave, kunder histories, demi eshte me i madh se i nje goditje berthamore, eshte nje shfarosje ne mase e humanizmit. Por nese e drejtoni kunder te keqes, kunder antivlerave, kunder korrupsionit ju I keni bere vendit sherbimin me te madh.
Dhe se fundmi, kur gjeni kaq shume kohe e vend per tju kushtuar gjememedhenjve te Shqiperise, antivlerave morale apo kujtdo qe nuk meriton as vemendjen e vet, si nuk gjetet nje cast kohe per tju bashkuar nismes se nje grupi qytetaresh qe kerkojne nje jave, vetem nje jave. te flasin per Shqiperine dhe vlerat e saj??! Kjo eshte nje kerkese fare e vogel, por qe tregon nje mision te madh. Kete mision duhet ta kishit ju!