Home KRYESORE Synetlliku, Hijrat dhe “seksi i tretë” sot…

Synetlliku, Hijrat dhe “seksi i tretë” sot…

Nga Ylli Dylgjeri

Halli, hallit nuk i ngjan. Presim të reformohemi në drejtësi. Mirëpo mbrëmë, në një TV kombëtar na u shfaqen Hijrat. Mos na sjellin gjë fat në jetën tonë, dhe jo pa qëllim u shfaqen në TV Klan? Ç’jane hijrat?

Hijrat janë një emër i zakonshëm për transeksualet apo traverstitet ne Indi. Ato janë një kategori që dikur adhuroheshin nga të gjithë… Por sot ky grupim jeton mes perçmimit dhe prostitucionit. Dikur “hijrat” konsideroheshin si “seksi i tretë” dhe në Indi cilësoheshin edhe si fatsjelles. Por tani janë grupimi me i margjinalizuar. Njerzit i perçmojnë dhe i keqtrajtojnë. Ato duhet të jetojne në periferi, dhe duhet te prostituojne për te siguruar jeten pasi askush si punëson. Këte nuk e them une. As po e shpik, meqë mbrëme u bë zhurmë për një Lepurush-e. Koha sot ka ftuar shoqërine për të zgjidhur nje hall më të madh, e shumë më të madh se prerja e rrushit të Lepurushit. Reforma në drejtësi-kjo është tema e dites. Dhe kjo tema e Reformës, është bërë aq e ngutshme sa nuk duron më të futet as publicitet në mes.

Aq më pak të bëhet publicitet me rrush e Lepurush. Këte ngut, e kërkon dita që gdhin e që ngryset njësoj në këte vend. E kërkon publiku çdo mëngjez sa hap sytë.

E kërkon e ardhmja e fëmijëve.

E kërkojnë statistikat. E kërkojnë institucionet monitoruese. E kërkojnë shtetet dhe ambasadoret miq. E kërkon Freedom House:

Reforme. Reforme. Reforme.

Por, politika po vonon. Politika po dredhon. Politika po nxjerr gjuhen.Po përqesh.

Atëherë duhet vepruar. Bashkë me “rrushin” e Lepurushes, te presim edhe gjuhen e politikes.

Ky është synetlleku që kërkohet sot.

Share: