Ne nje nterviste per nje te perditshme shqiptare, Kryetari i LDE Arizn Galdini, i cili eshte edhe aleati me i ri i Lulzkm Bashes dhe PD, ndersa pyetet per qendrimin e LDE per Reformen ne Drejtesi dhe zhvillimet me te fundit pas deklaratave te Ambasades se SHBA dhe BE, shprehet se:
“Reforma ne Drejtesi eshte nje domosdoshmeri absolute per Shqiperine. Duhet te miratohet patjeter, me cdo kusht e mjet. Ne si LDE pershendesim qendrimin e Ambasades USA dhe BE te cilat shprehin zhgenjimin per mosarritjen e nje marreveshjeje ne takimin Basha – Rama. Edhe ne jemi shume te zhgenjyer. Prisnim nje takim Shtetaresh qe u ulen ne Tryezen e Dialogut si shtetare per Reforma, e jo si politikane per lojera kalamajsh E ka kush e ka… Nje Kryeminister qe si kalama i lumtur del me vrap e vrull nga takimi me Liderin e Opozites, per te kenduar kengen e deshtimit e theksuar refrenin e fajesise se Opozites per deshtimin, duhet dyshuar seriozisht ne deshiren e tij per ta arritur suksesin e Reformes.
Ky Kryeminister kalama eshte cdo dite i deshperuar, epik, i palumtur e gati gati depresiv. Ai lumturohet e buzeqesh vetem kur kendon kenge deshtimi dhe ritmon refrene fajesie per Opoziten. Ambasada USA dhe BE ne deklaraten e tyre, flasin per vijimesine e punes per nje draft perfundimtar sa me te drejte. Kjo nenkupton se askush nuk duhet te beje si kalama duke dale ne media e foltore me draftin e tij si perfundimtar ne njerin xhep dhe fjalimin antiopozite ne xhepin tjeter.
Reforma ne Drejtesi eshte per shtetin e se Drejtes, e jo per Qeverine e Kryeministrit antiopozite. Reformat dhe shtetberjen nuk mund ti presim nga nje Kryeminister kalama. Ne si LDE jemi me nderkombetaret, me USA dhe BE, por do te bejme gjithe sa mundemi qe edhe ata ta shohin Kryeministrin si kalama, njelloj si e shohim ne.”