Home QASJE PAN SHQIPTARE Ne Kishen e Phaffenhofen ne Munih, vendoset shtatorja e Nene Terezes

Ne Kishen e Phaffenhofen ne Munih, vendoset shtatorja e Nene Terezes

Ne vigjilje te shenjterimit te Nene Terezes, ne Gjermani,ne oborrin e Kishes se Phaffenhofen,pak kilomentra nga Munih, u vendos shtatorja e Nene Terezes.E organizuar nga Misioni Katolik shqiptar dhe shoqata “Sali Cekaj”, me Kryetar z.Osman Ferizi, moren pjese autoritete te larta shqiptare dhe gjermane.

Ne fjalen zyrtare te rastit, Ambasadori i Kosoves ne Gjermani Skender Xhakaliu,Deputeti I Parlamentit te Kosoves, Anton Quni,Keshilltari diplomatik I Presidentit Nishani, Flamur Gashi,drejtues te larte vendore gjerman dhe drejtuesit e larte fetare,u ndalen tek vepra sublime e Nene Terezes ne bote, lartesimi i imazhit te Shqiperise nepermjet saj dhe bashkjetesa e kontributi i shqiptaro-gjerman ne ekonomine e shqiptareve.

Nderkohe,pas tyre, ne fjalen e saj zyrtare aktivistja e shoqerise Civile Nertila Marku, pasi evidentoi Nene Terezen si “ambasadoren” qe iu perkulen te gjithe liderat e mbreterit e botes, ajo i dha nje shuplake qeverise Rama nga Gjermania, duke u shprehur se politika shqiptare nuk investon ne veprat qe i bejne krenare shqiptaret, por investon ne ato vepra qe i kujtojne dhimbje shqiptareve.

Ne kete menyre Marku, iu referua bunkierit te komunizmit te ndertuar nga qeverisja aktuale.Kujtojme se Marku,ishte vajza qe u ngjit mbi bunkier me bluzen e At Zef Pllumbit, duke protestuar kunder dekorates qe Rama i dha persekutorit te tij.

Share: