Ditën e sotme partia “Forca Rinia” protestoi pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë. Protesta u drejtua sistemit dhe gjyqtarëve të korruptuar duke cilësuar se gjykatat janë politike dhe tepër tepër abuzive me qytetarët. Në këtë protestë u kërkua largimi i gjyqtarëve të korruptuar dhe pezullimi i vendimeve deri në realizimin e reformës në drejtësi. Protestuesit të shumtë në numër të irrituar dhe të ndërgjegjshëm për padrejtësitë e mëdha të sistemit të ashtuquajtur drejtësi, hodhën thirrje si “largohuni”, “jepni dorëheqje”, “turp”, “në Shqipëri nuk ka drejtësi”, etj.
Kryetari i “Forca Rinia”, Dritan Broka iu drejtua protestuesve me pyetjen; a është kjo drejtësi e korruptuar, ku askush nuk nguroj të përgjigjej. I veshur me bluzë me shkrim “Këndër reformës në drejtësi”, Broka theksoi se e ashtuquajtur sistemi i drejtësisë është sektori më i korruptuar në vend, punimet e tij duhen pezulluar. Me tej ai shtoi: “Sot nuk jemi këtu për ata pak gjykatës të cilët janë të ndershëm, por jemi këtu për ata gjykatës të korruptuar dhe hajdut. Sot nuk jemi këtu për sistemin e pavarur të drejtësisë por jemi këtu për sistemin e varur të drejtësisë.Sot nuk jemi këtu për ato pak vendime të drejta që marrin gjykatat, por jemi këtu kundra vendimeve abuzive të gjykatave. Sot, nuk jemi këtu për t’i bërë presion gjykatave, por jemi këtu për të gjithë ato vite që gjykatat na kanë berë presion neve qytetarëve. Ne sot kërkojmë dorëheqjen e të gjithë gjykatësve të korruptuar. Ne sot kërkojmë që në venidmet të cilët ata marrin të bazohen tek ligji dhe jo tek maliqi. Meqënëse i gjithë populli, pozita-opozita dhe ndërkombetarët, të gjithë e pranojnë që sistemi i drejtësisë është i korruptuar ne kërkojmë pezullimin e të gjithë vendimeve deri sa të realizohet reforma në drejtësi”, theksoi Broka.
Pesë aktivistë të “Forca Rinia”, imituan veprimet, veshjen dhe mendimet e gjyqtarëve. Ata kishin veshur pelerinë të zezë si e gjyqtarëve dhe përpara mbanin pankarta me mbishkrime: “Unë jam gjykatësja më e ndershme, vetëm 5 milion euro kam”, “ju doni drejtësi, hidhni lekë dhe do e keni”, “për ne drejtësia është euro, me raste dhe leku, “ne nuk jemi të korruptuar, thjesht lekë duam”, “ne nuk e duam reformën, sepse ajo na lë pa lekë”.
Me tej aktivisja Kostalda Visha, në rolin e një gjykatëse u shpreh: “Mua më kanë zgjedhur të dalë këtu para jush si gjyqtarja më e ndershme në Republikën e Shqipërisë. Jam këtu për të treguar punën e madhe dhe të palodhshme që ne realizojmë. Gjyqësori në Shqipëri është instanca më e varur (dmth e pavarur doja të thoja) ndër institucionet e palira, më falni të lira doja të thoja. Ne i përkushtohemi çdo ditë me dashuri të gjithë klientëve tanë dmth qytetarëve se u ngatërrova. Sillemi shumë modest me të gjithë gjynafqarët. Dhe marrim edhe lekë, atyre që kanë, se ju duhet të më kuptoni se unë nuk kam nxjerr akoma lekët e mia. Europa dhe SHBA nuk na njohin cilët jemi. Ata nuk e dinë forcën tonë dhe sesa lekë ne kemi. Të dashur protestues ta dini njëherë e mirë në këtë vend drejtësi as ka pasur e as do ketë ndonjëherë se këtu Zot jemi vetëm ne. Ne jemi drejtësia, vetë firmosim e vetë vulosim. Ne kemi aq forcë sa Perëndia sa edhe detin e bëjmë kos. Ne e kapim për krye shtetin dhe shoqërisë i vëmë brirët. Të jeni të sigurtë se po paguat rryshfetin do jeni të ndershëm e të lirë. Le të flasi Europa dhe SHBA nga mëngjesi deri në darkë, ata ja fusin kot. Bëni sa të doni plane, ligje po ju skeni shance të na shkulni dot se këtu ligjin e bëjmë ne”.
Protesta përfundoi pa incidente, ndërkohë kjo ishte protesta e parë, të tjera do të pasojnë në vazhdim.