Nga Kozeta Turishta
Po marr pak ajër, do më zihej fryma nëse do flija gjumë sonte për shumë arsye të forta.
Sigurisht që shpirti n’a dhëmb të gjithëve për ato pamje, të gjithë kam parë që janë tronditur, vecanërisht prindërit.
Unë kam pasur gjithmonë një parim, kolegët e mi mos t’i përflas, mos t’i shaj, edhe atëherë kur ke shumë të thuash.
Vërtet me “Anjezën” kemi punuar sëbashku, thjesht mardhënie pune, asnjë miqësi më shumë përtej televizionit, aq sa unë e kam njohur më ka reflektuar sjellje normale.
Çfarë më shqetëson mua përsonalisht do thoni ju? Çfarë e shtyn Kozeten të mbaj këtë qëndrim kaq emotiv?
Si kjo monstra që nuk e paskemi njohur kurrë, imagjinoni sa monstra të tjera ka që punojnë nepër media, njoh unë nga ata që as shpirt nuk kanë, nën make-up-in/makiazhin e tyre, thjesht fshihen bukur e gjë pa bërë nuk lënë. Ja këta bukuroshet që me taka mund të arrijnë diku në 1.50, këta ordinere të pista, të këqija e të rrëzikshme, bëjnë kompromise me ‘moralin’ e tyre, duke vënë në lojë jetën e tjetrit.
Unë kurrë njeriu keq në këtë jetë nuk i kam bërë, por të keqën e kam njohur, më të keqen e mundshme kam përjetuar, po, po, i kam kaluar në kurriz kur ordineret të vidhnin djersën, gjakun, atë që kishe investuar me mund, punë, dëshirë e motiv, pa marrë parasysh pasojat që mund të shkaktonin. Këto ordineret çdo “sukses” e kanë të pagëzuar me ordinerlliqet që ua di e gjithë Shqipëria.
Atë ‘një vit’ jetë që ma keni hequr, jam e sigurtë që zoti do jua shpërblej shpejt është dhe natë Ramazani, e për mua është natë e madhe, por sërish kot flas se ju nuk dini çfarë është zoti.
E humbur me nder, sepse turpin me bukë nuk e kam ngrënë kurrë, kafshatë që nuk kapërdihet për njerëz normalë që janë rrritur me dashuri e edukatë familjare.
Më vjen keq për vendin tim shumë, me atë politikë të fëlliqur që mbart, që e kanë kthyer në HAREM, kush ekspozohet më bukur do i zër punën tjetrës edhe kur je brenda cdo lloj rregulli ligjor.
Ajo që nuk të vritka vërtet të bëka më të fortë, ta kthesh dhimbjen, padrejtësinë në triumf e forcë dhe këtë mund t’a bëjnë vetëm gratë e femrat që brenda tyre buron dinjiteti, vetëbesimi dhe dëshira që armikun t’a luftosh me ri-ngritje.
Ato shqetësimet e familjës simë që m’i sollet, hallall në këtë dynja nuk jua bëj sa të kem jetë, ato lutjet e tim eti që të bëhesha e fortë sepse nuk kisha humbur asgjë, veçse mirësia ime u zëvendësua me një llum rrugësh që dhe vets e dinë sa kanë abuzuar me jetën e tyre dhe pse jeta është personale gjithsecili e bën si dëshiron, por deri në momentin që me llumin tuaj nuk i prekni të drejtën tjetrit, madje me krenari pa iu dridhur syri fare nxirrni dhe atë surrat të mykosur gjër tek këmbët, ato palët e syve deri tek barku, por mos harroni se ka zot dhe një ditë do kujtohet për të këqijat që keni bërë moj monstra të pista.
Sepse dhe unë jam fëmija i dikujt.
Ashtu do sillen dhe me “fëmijën” tuaj, që ska laborator t’i vërtetoj ADN-në besoj.