Home KRYESORE Himariotet me 14 gusht te bashkuar per te mbrojtur interesat e tyre.

Himariotet me 14 gusht te bashkuar per te mbrojtur interesat e tyre.

Ndersa qeveria Rama dhe autoritet lokale te Himares tashme i kane dhene udhe nje koncesioni tjeter te diskutueshem ne Himare dhe Palase, duket se banoret e ketyre zonave jane duke pergatitur nje prosteste te madhe ne mbrojtje te zerit dhe interesave te tyre ndaj autoktonise dhe pronave te tyre.

Nikollaq Neranxi, drejtor ekzekutiv i Shoqates se Komunitetit Himariot sot ne profilin e tij ne Facebook duke bere me dije sensibilitetin e madh te himarioteve per prostesten 14 gushtit qe do te mbahet ne Spile, shkruan se Himariotet jane te bashkuar dhe te vendosur per te mbrojtur token e te pareve si dhe identitetin dhe historine e vendlindjes, e cila sot, sipas Himarioteve, eshte ne rrezik nga mafia e tokes.

“Nga kontaktet qe kam, ka nje interes te madh dhe pjesmarrja do te jete e larte. Duam qe te na vijne edhe nga fshatrat e Himares. Mitingu do te jete vendi, ku te gjithe ata qe do kene deshire te shprehin mendimin e tyre, do te mund ta bejne, sepse nje moderator me mikrofon, do levize prane pjesenarresve.” – shkruan Neranxi duke u bere thirrje bashkepatrioteve te tij te bejne sugjerime edhe per parrullat qe do perdoren ne kete proteste.

“Parrullat jane nje menyre demokratike me te cilen ne do iu komunikojme kerkesat tona dhe mesazhet tona, pushtetit, prandaj dhe konceptimi i tyre eshte i rendesishem! ” – vazhdon Neranxi duke bere me dije se protesta edhe nepermjet llojshmerise se parrullave do ti beje me dije qeverise kerkesat dhe protesten konkrete te Himarioteve te cilet jane me se te vendosur te mbrojne fuqishem interesat e tyre.

Share: