Nga Daniela Ymeri
Ne nje cep te shqiperise ndodhet nje qytezes e vogel por ne te jetojne njerez me endrra te medha. Ata njerez jane nga me te zakonshmit, me jeten e tyre te sforcuar monotone qe perpiqen te mbijetojne.
Por serisht nuk heqin dore lehte nga ai vend qe ne pamje duket i perhumbur por qe ne vetvete mbart nje magji te brendshme per banoret e tij.
Ai ndodhet aty, gjithmone,permes kodrave dhe maleve te cilat te japin pershtypje sikur deshirojne ta mbrojne qe ai kurre te mos ndryshoje. Por serisht ai mbetet po i njejte, njerezit ndryshojne , brezat nderrohen, por me kokefortesine e tij ai ngelet pikerisht si me pare.
Ndoshta per te treguar me madheshti vlerat e tij te pazakonta, e ndoshta per te treguar qe edhe kur diamanti bie ne humnere nuk ndalon se shkelqyeri. Eshte ai vend qe mban histori nga me te ndryshme ,e qe ende tregohen me nje nostalgji te permalluar nga brezi ne brez.
Eshte ai vend qe pavaresisht veshtiresive te shumta gjithmone do te kujtohemi per te, gjithmone do te kemi mall, e padyshim syte tane kane per te marre nje ngjyre tjeter sa here qe do degjojme per te.
E ai qendron akoma aty, me shpresen se nje dite lindja e diellit do te jete ndryshe, e se bashku me lindjen e diellit do te rikthehet dhe jeta!